Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova nuk është duke u përfaqësuar ashtu siç duhet në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).
Hajdari duke folur në Komisionin për Ekonomi me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, tha se janë marr disa masa anti-dumping karshi produkteve serbe që importohen në Kosovë.
“Nga marrja e mandatit, e kam gjetur Kosovën në një situatë jo të barabartë që duhet përfituar nga CEFTA. Instrumenti CEFTA nuk i ka adresuar barrierat e Kosovës me Serbinë. Kosova nuk është e përfaqësuar ashtu siç duhet aty. Si është mundur që asnjëherë Kosova nuk ka dërguar letër në Sekretariatit për ta larguar termin UNMIK? Tash kemi dërguar letër [21 shtator] ku e kemi kërkuar këtë, jemi duke pritur mbledhjen e Sekretariatit për ta marr një përgjigje. Serbia është e njëjtë karshi Kosovës, kurse ne dëshirojmë që të jemi të barabartë. Nëse nuk jemi të barabartë, atëherë nuk mund t’i shtyjmë proceset”, tha Hajdari, shkruan Telegrafi.
Ajo është shprehur se në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) është duke ndërhyrë CEFTA.
“Kemi problemin rajonal me RCC, ku është problem njohja e diplomave. Edhe aty është CEFTA prezent. Kjo është një keqardhje se si CEFTA ka depërtuar aty. Sa kemi ne llogari të marrim në Sekretariatin e CEFTA-së, kur nuk ecin vendimet? Ne vazhdojmë zbatimin e ligjeve që janë të bazuara në procesin e reciprocitetin”, është shprehur ajo.
Hajdari ka përmendur disa nga masat që janë marr kundrejt produkteve të Serbisë që vijnë në Kosovë.
“Kemi marr disa vendime anti-dumping. Masa e parë është për importin e miellit, ndjekur nga ajo e importimit të bllokave të kuq, ajo e importimit të drurit, ushqimit të koncentruar për kafshë dhe nisja e hetimit të importit të produkteve konditorike nga Serbia. Serbia çdoherë kërkon pajisjen e eksportuesve tonë me certifikatën fitosanitare të tyre. Kjo është një diskriminim”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!