LAJMI I FUNDIT:

Nga ‘koka e derrit’ të Figos deri tek ‘manita’ e Piques – Pesë El Clasicot më të përfolura të të gjitha kohërave

Nga ‘koka e derrit’ të Figos deri tek ‘manita’ e Piques – Pesë El Clasicot më të përfolura të të gjitha kohërave

El Clasico është ndeshja më ikonike në futbollin spanjoll dhe shumë momente të jashtëzakonshme ndriçojnë historinë e lojës ndër vite.

Viti 1926 pa ndeshjen e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës në Kupën e Mbretit dhe që atëherë rivaliteti është rritur në atë që është sot.

Përpara ndeshjes së sotme në Camp Nou, gazeta Marca ka publikuar një artikull me pesë El Clasicot më të përfolura të të gjitha kohërave.


Nga Messi te Ronaldo, Zidane dhe Xavi - Formacioni më i mirë i kombinuar i El Clasicos në shekullin 21
Lexo po ashtu Nga Messi te Ronaldo, Zidane dhe Xavi - Formacioni më i mirë i kombinuar i El Clasicos në shekullin 21

Kur Raul heshti Camp Nou

Në tetor 1999 – në El Clasicon e fundit të shekullit të 20-të, Real Madrid mbërriti në Barcelonë në një krizë, me trajnerin John Toshack nën presion për një seri rezultatesh të tmerrshme.

Toshack më vonë do të shkarkohej, por jo përpara se skuadra e tij të kishte shpëtuar duke marrë një pikë në Camp Nou.

Por, ata u larguan vonë me Raul Gonzalez duke barazuar rezultatin në minutën e 86, duke heshtur stadiumin pas golit të shënuar.

Patrick Kluivert më herët ishte përjashtuar në mënyrë të diskutueshme nga gjyqtari Manuel Diaz Vega në një përballje të zjarrtë.

Figo dhe koka e derrit

A është ky imazhi më ikonik në historinë e El Clasicove?

Luis Figo kishte bërë të paimagjinueshmen verën e fundit para rastit kur kaloi nga Barcelona në Real Madrid.

Transferimi i portugezit nuk u prit mirë nga tifozët e Barcelonës, pasi në rikthimin e tij të parë në terrenin e tij të vjetër, një tifoz Blagurana në mënyrë famëkeqe e gjuajti me një kokë të derrit Figon.

Barcelona doli fituese 2-0 në fund, me Luis Enriquen – ‘tradhtarin’ tjetër që kishte shkuar në të kundërtën e Figos – duke shënuar golin hapës.

“Manita” e Piques

Kjo do të ishte hera e parë që Jose Mourinho dhe Pep Guardiola takoheshin si trajnerë përkatës të Real Madridit dhe Barcelonës, dhe ishte një lojë që vazhdon.

Barcelona mposhti Los Blancos me rezultat 5-0, me Gerard Pique duke bërë përshëndetjen e tij tashmë të famshme me pesë gishta të ngritur.

Ndërhyrja e tmerrshme e Pepes ndaj Dani Alvesit

Një nga El Clasicot më të mëdha të të gjitha kohërave pa Barcelonën të vizitonte Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më 2011.

Loja ishte intensive dhe e ngushtë, por ajo ndryshoi rrugën e Barcelonës kur Pepes iu dha një karton i kuq për ndërhyrjen e ashpër ndaj Dani Alves .

Barcelona përfundimisht fitoi 2-0, me Mourinhon e zemëruar që skuadra e tij kishte vuajtur nga vendimet e gjyqtarit.

Mourinho dhe gishti i tij në syrin e Vilanovës

Përpara verës së vitit 2011 dhe tensionet ishin të larta pas ndeshjeve të pranverës së fundit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e radhës ishte vendimtare për titullin e La Ligas dhe ai takim ishte një luftë, me Mesut Ozil, Marcelo dhe David Villa që të gjithë u ndëshkuan me të kuq përpara se Mourinho të godiste në sy ndihmës trajnerin e Blaugranave, Tito Vilanova.

Barcelona fitoi 3-2, por e gjithë atmosfera la një shije të hidhur, jo më shumë se në kombëtaren spanjolle, ku u mblodhën kaq shumë lojtarë të dy ekipeve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori