LAJMI I FUNDIT:

Policia e Krimeve Ekonomike me operacion në rajonin e Prishtinës, ka të arrestuar

Policia e Krimeve Ekonomike me operacion në rajonin e Prishtinës, ka të arrestuar

Policia e Kosovës ndërmerr aksion në rajonin e Prishtinës, ​kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes kanë nisur një operacion policor në rajonin e Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Bajram Krasniqi.


Arrestohen 6 persona për shpëlarje dhe falsifikim parash - sekuestrohen 125 mijë euro dhe pesë vetura
Lexo po ashtu Arrestohen 6 persona për shpëlarje dhe falsifikim parash - sekuestrohen 125 mijë euro dhe pesë vetura

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të ketë informata shtesë rreth asaj se kush ka qenë cak i operacionit”, tha Krasniqi.

Krasniqi nuk ka konfirmuar nëse gjatë këtij operacioni policor ka persona të arrestuar, teksa ka shtuar se aksioni është ende duke u zhvilluar.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme lidhur me aksionin.

Jo zyrtarisht mësohet se aksioni ndërlidhet edhe me “pastrim parash”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori