LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Do të ketë ligj për prejardhjen e pasurisë

Nikollovski: Do të ketë ligj për prejardhjen e pasurisë

Zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, mbrëmë në emisionin “10 minuta” deklaroi se do të sillet një kornizë ligjore që të ketë ligj për prejardhjen e pasurisë, dhe askush të mos mund të pasurohet në shpinë të qytetarëve.

Deri tani siç shprehet ai, procedurat juridike ishin të pasuksesshme.

“Antikorrupsioni përshembull deri tani nuk ka asnjë procedurë ku është konfiskuar ndonjë pasuri e fituar në mënyrë ilegale”, thotë Nikollovski.


Zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit thotë se ky ligj do të vlejë për të gjithë qytetarët dhe kjo vlenë edhe për ish funksionarët, më saktë për të gjithë ata që kanë pasuri apo para në vlerë mbi 30 mijë euro dhe nuk kanë dëshmi për prejardhjen e atyre parave, ndërsa kjo do ti demotivojë qytetarët që në emër të tyre të regjistrohet pasuri e huaj, veçanërisht e funksionarëve, transmeton Zhurnal

“Nuk mund të ngasni veturë 50 mijë euro, të keni 5 banesa apo shtëpi vikendi dhe të mos guxojë askush asgjë t’iu bëjë. Procedurat penale nuk janë efikase, nuk ka konfiskime. Antikorrupsioni nuk ka asnjë konfiskim, DAP nuk ka arritur t’i procesuojë ato. Si gjeneratë jemi të ndryshëm dhe do të arrijmë qëllimin. Zgjidhja ligjore po përpunohet në bazë të studimit fizibiliti dhe po zbatohet në dhjetëra vende, nuk kërkojmë ingerenca ët reja por zgjidhje ligjore që askush të mos mund të pasurohet në shpinë të qytetarëve”, tha Nikollovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori