Ka vazhduar polemika mes kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe hoxhës Osman Musliu, pas deklaratës së këtij të fundit i cili drejtoi lutje tek Zoti që Lladrovci të mos fitojë edhe një mandat për të udhëhequr me Drenasin.
Lidhur me këtë deklaratë reagoi Lladrovci, duke e quajtur rrenc hoxhën nga Drenasi.
“Është fat që Zoti nuk i dëgjon lutjet e rrencave, po t’i kishte dëgjuar, më 2007 Mulla rrenci do të ishte bërë kryetar i komunës. Por, jo, as Zoti, as qytetarët nuk u mashtruan”, citohet të ketë thënë Lladrovci.
E lidhur me këtë, ‘Reporteri’ ka kontaktuar me hoxhën Osman, i cili drejtoi akuza të rënda për Lladrovcin, duke thënë se ai është në këtë pozitë falë familjes së tij.
“Ani me babën hoxhë ani, mirë e ki ti! I kofsh falë që je vlla i kujt je, se sa për aftësitë dhe doktoraturat tua nuk t’kish ra me dal fort në sheher nga arat e fushat e Gllanasellës duke luajtur ‘pitpitak.”, tha ai.
Tutje, mulla Osmani tha se Lladrovci duhet “t’ua puth këmbët” atyre të cilëve u ka borxh për pozitën në të cilën është.
“Sa për kryetar e votë të qytetarëve, ti duhet tua puthësh këmbët disave në krah të të cilëve je aty e të cilët fatkeqësisht janë në burg. Frikohem se ndaj tyre do këndosh si bilbil, se në Komunë veç me nxjerr naj dokument kishe shku ndonjëherë”, tha Musliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit