Emma Coronel, gruaja e narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, do të mund të shkatërronte kartelin famëkeq Sinaloa, nëse arrin marrëveshje me autoritetet amerikane, shkruan The Sun.
Ish-zyrtari amerikan pranë Departamentit për Luftimin e Narkotikëve (DEA), Michael Vigill, ka thënë për mediat angleze që Emma do të mund të ofronte të dhëna të rëndësishme që do të çonin drejt shkatërrimit të tërë kartelit, transmeton Telegrafi.
E duke marrë parasysh që ajo kërcënohet të dënohet me shumë vite burgim – që do ta largonin nga binjaket e saj, ajo duket se ka një motiv që të flet dhe të bashkëpunojë me organet e rëndit.
Që kur në shkurt u arrestua 31-vjeçarja, shumicën e ditës e kalon e mbyllur në qelinë e saj në burgun Alexandria në shtetin amerikan Virginia.
Gruaja e El Chapos tërë ditën lexon, ka bërë të ditur avokati i saj Mariel Colone. E sipas tij, Emma është e mbyllur në qeli nga 22 orë në ditë. Gardianët e nxjerrin nga qelia vetëm herët në mëngjes dhe e dërgojnë “në një dhomë të vogël” të burgut, ku mezi i kalon dy orë.
Kujtojmë që Emma Coronel u arrestuar në shkurt në aeroportin ndërkombëtar në afërsi të Washingtonit. Ish-modelja akuzohet për pjesëmarrje në kontrabandim të kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës.
Ajo gjithashtu akuzohet se ka ndihmuar El Chapon të arratiset nga burgu në Meksikë vite më parë. Stolitë dhe rrobat e shtrenjta, tani i ka ndërruar me rrobat e burgut.
El Chapo kishte tërhequr vëmendjen e opinionit botërore kur u arratis nga një burg në Meksikë. Por pasi u kap sërish, ai është ekstraduar në SHBA gjatë vitit 2017. Pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burgun e sigurisë së lartë ADX Florence.
Ndryshe Emma Coronelin e ka njohur në vitin 2007 kur në shtetin meksikane Durango ajo po garonte për Miss. Asokohe ajo ishte vetëm 18-vjeçe kurse El Chapo, 47. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman
Këta janë aeroplanët ‘Rafale’ që do të mbrojnë qiellin në Kroaci – të cilët i do edhe Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit ‘fshijnë nga faqja e dheut’ pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë