LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk e fal Romën

Interi nuk e fal Romën
(Foto: Twitter/Inter)

Interi nuk e ka falur Romën në ndeshjen e xhiros së 36-të në Serie A duke e mposhtur me rezultat 3-1 në Giuseppe Meazza.

I asistuar nga Matteo Darmian, Marcelo Brozovic e zhbllokoi rezultatin për Nerazzurët në minutën e 11-të të takimit.


Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë për zikaltrit. Romelu Lukaku asistoi për Matias Vecino dhe ky i fundit ishte i saktë (20’).

(Foto: Twitter/Inter)

Giallorossët u kthyen në lojë me golin e Henrikh Mkhitaryan (31’), i cili u asistua nga Edin Dzeko.

Megjithatë, në pjesën e dytë, nikoqirët shënuan edhe një gol përmes Lukakut (90’) duke e fituar ndeshjen. Asistues ishte Achraf Hakimi, i cili e kreu gjithë punën dhe e priti arritjen e belgut.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Derisa Interi është shpallur kampion javë më parë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Roma mbetet në zonën e Ligës së Evropës me dy pikë më shumë se Sassuolo që pësoi nga Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori