Çfarë niveli i sheqerit në gjak konsiderohet normal: Mjekët paralajmërojnë se vlerat nuk janë të njëjta nëse jeni 30 dhe 65 vjeç!
Cili duhet të jetë niveli “normal” i sheqerit në gjak te njerëzit më të vjetër se 60 vjeç? Dhe ata që janë rreth 30 vjeç?
Mjekët thonë se nuk është e njëjta gjë, transmeton Telegrafi.
Vlerat prej 3.3-5.5 mmol/L konsiderohen “normale” nëse i përkisni grup-moshës 14-60 vjeç.
Te fëmijët, treguesit janë disi më të ulët, ndërsa te të moshuarit – më të lartë.
Për mosha të ndryshme, vlerat janë si më poshtë:
▪ për të sapolindurit – 2.8-4.4;
▪ për fëmijët më të vegjël se 14 vjeç – 3.3-5.6;
▪ për personat 14-60 vjeç – 3.3-5.5;
▪ te të moshuarit (60-90 vjeç) – 4.6-6.4;
▪ te njerëz shumë të moshuar (më të vjetër se 90 vjet) – 4.2-6.7 mmol/l.
Pavarësisht nëse kanë një sëmundje kronike, glukoza në gjak duhet të jetë brenda kufijve normalë, ndoshta paksa e ngritur nëse personi ka ngrënë sheqer, thonë mjekët.
Një nga treguesit e gjendjes paradiabetike është sheqeri në tremujor, i cili përcaktohet gjithashtu me analizë e gjakut.
Nëse vlerat e tij nuk janë brenda kufijve normalë, duhet të konsultoheni me një endokrinolog dhe të bëni analizat e nevojshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë