LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për nënën nga Ferizaj, që keqtrajtoi fëmijët e saj

Një muaj paraburgim për nënën nga Ferizaj, që keqtrajtoi fëmijët e saj
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurës V.K., për shkak të dyshimit se e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.

Sipas njoftimit Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës V.K. shtetase e Republikës së Kosovë Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se pandehura më 08.04.2021 dhe 10.04.2021, ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë (të mitur),për çka të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa aktualisht janë strehuar në një strehimore në Ferizaj”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori