LAJMI I FUNDIT:

Akuzat e PD për nxjerrjen e të dhënave personale nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

Akuzat e PD për nxjerrjen e të dhënave personale nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka nisur verifikimet për nxjerrjen e të dhënave personale përmes portalit të e-Albania, pas akuzave një ditë më parë nga Partia Demokratike.

Burime zyrtare nga SPAK thonë se janë duke verifikuar nëse ky database është vënë në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se SPAK do të marrë kopje të të dhënave të e-Albania për të verifikuar nëse janë të njëjta me ato të publikuara.


Një ditë më parë Partia Demokratike hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste, se është duke përdorur për qëllime elektorale të dhënat që qytetarët kanë depozituar në portalin qeveritar e-Albania.

Me anë të një daljeje për mediet, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi këtë histori si një shkelje të rëndë që cenon privatësinë e qytetarëve. Për këtë arsye, ai theksoi se PD po përgatitet që të dorëzojë një padi ne SPAK.

Nga ana tjetër, në një reagim zyrtar për Euronews Albania, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hodhi poshtë akuzat.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garanton qytetarët shqiptarë se në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH-i as nuk janë përdorur, po as nuk mund të përdoren teknikisht nga partitë politike ose vetë qeveria për qëllime politike apo elektorale”, thekson AKSHI./EuroNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori