LAJMI I FUNDIT:

Njerëz të armatosur vrasin 13 policë në Meksikë – gjithçka ndodhi në një pritë, në mes të ditës

Njerëz të armatosur vrasin 13 policë në Meksikë – gjithçka ndodhi në një pritë, në mes të ditës

Njerëz të armatosur vranë të paktën 13 policë meksikanë në një pritë në një distancë të shkurtër jashtë kryeqytetit të enjten, thanë autoritetet lokale, në një nga vrasjet më të rënda të forcave të sigurisë në këtë vend.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, imazhet nga skenat e tmerrshme qarkulluan në mediat sociale që tregojnë një makinë policie të mbushur me plumba dhe një kamion, së bashku me trupat e oficerëve të shpërndarë përgjatë rrugës ose akoma brenda makinës.


Siç bëhet e ditur, karvani i personelit të sigurisë u sulmua në mes të ditës nga anëtarët e dyshuar të bandës në zonën Llano Grande në komunën e Coatepec Harinas ndërsa po kontrollonte zonën, tha Rodrigo Martinez-Celis, ministri i sigurisë për Shtetin e Meksikës.

Tetë nga oficerët e vrarë ishin polici e shtetit, ndërsa pesë të tjerë ishin policë të caktuar në zyrën e prokurorit të shtetit.

Zona është në jugperëndim të Mexico City dhe rreth 40 milje (64 km) në jug të qytetit të Toluca, kryeqyteti i shtetit të populluar të Meksikës, i cili rrethon pjesën më të madhe të kryeqytetit.

“Ky sulm është një fyerje për shtetin meksikan. Ne do të përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mbështetjen e ligjit”, ka thënë ministri në një fjalim për mediat.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia e Gardës Kombëtare dhe forcat e armatosura po kërkojnë autorët nga toka dhe ajri.

Sidoqoftë është ende e paqartë se sa kriminelë të dyshuar u vranë ose u plagosën në incident, ose nëse në grupin e tyre kishte të përfshirë pjesëtarë të ndonjë prej karteleve kryesore të drogës në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori