LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj
(Foto: Instagram/kate.winslet.official)

Kate Winslet i ka kujtuar momentet e dhimbshme dhe kritikat që i ka marrë në lidhje me peshën e saj gjatë kohës kur ishte publikuar filmi “Titanic”.

Aktorja, e cila tash është 45 vjeçare, është rikthyer për të diskutuar lidhur me mizorinë e tabloideve që shkruanin për kilogramët e tepërta në fund të viteve të nëntëdhjeta.


“Ishte thuajse qesharake sesa kritikë dhe të drejtpërdrejtë ishin gazetarët. E komentonin peshën time, vlerësonin sa peshoj, shkruanin për dieta të aluduara në të cilat isha. Ishte kritike dhe e tmerrshme, aq shqetësuese për t’u lexuar”, ka rrëfyer Kate në një intervistë për The Guardian.

(Foto: Instagram/kate.winslet.official)

Winslet ka pranuar se kjo kishte ndikuar shumë në vetëbesimin e saj dhe për këtë arsye nuk donte të shkojë në Hollywood.

Winslet nuk e di sa peshon: Nuk jam matur që nga mosha 12 vjeçare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Winslet nuk e di sa peshon: Nuk jam matur që nga mosha 12 vjeçare (Foto/Video)

“Në të njëzetat, njerëzit kanë folur shumë për peshën time. Më telefonin që ta komentoja dukjen time fizike, ndërsa pastaj mora epitetin e të qenit e guximshme dhe e hapur. Jo, thjesht jam mbrojtur”.

(Foto: Instagram/kate.winslet.official)

“Tash jam e prekur sa shumë kanë ndryshuar gjërat. Besoj se sot femrat ndejnë lidhje ndërmjet vete dhe kanë më pak frikë që ta thonë atë që mendojnë”, ka thënë më tutje.

Ajo i ka kujtuar edhe fjalët e Joan Rivers, e cila kishte thënë: “Po të kishte humbur disa kilogramë Kate Winslet, Titaniku nuk do të ishte përmbysur kurrë”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kate.winslet.official)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori