Ajo është 21 vjeç dhe nuk është një fytyrë që kalon pa u vënë re. Shumë prej jush mund ta keni hasur në rrjetet sociale, në ndonjë reklamë apo në ndonjë sfilatë
Enxhi Sulejmani merret prej 3 vitesh me modeling, një botë pjesë e së cilës ajo u bë krejt rastësisht. Ishte në vitin e tretë në gjimnaz kur thjesht reklamonte veshjet e biznesit të një mikeshe dhe iu propozua të ishte pjesë e një eventi të vogël me 10-15 veta publik.
Dhe siç shprehet Enxhi, pa e kuptuar nisi aventura e saj me modelingun. Më vonë ajo u bë pjesë e një sfilate me modele profesioniste të një brandi shumë të rëndësishëm dhe u përfshi në disa fushata reklamuese të disa prej kompanive më të njohura në Shqipëri.
Enxhi ka qenë gjithashtu një nga modelet e sfilatës së Class By Alketa Vejsiu, 3 vite më parë, një sfilatë që ajo e quan eventin e parë të mirëfilltë ku u lançua si modele.
“E përshkruaj si një nga momentet më të bukura dhe po aq i bukur sa ishte, aq edhe i frikshëm dhe i mbushur me emocione. Mbaj mend që kam bërë shumë prova dhe kisha një frikë të madhe se mos rrëzohesha gjatë sfilatës. Por gjithçka shkoi mirë dhe nga kjo m’u hapën shumë dyer bashkëpunimi. Ka qenë diçka që ka pasur shumë vlerë për mua, pasi nuk preferoja të firmosja me kompani modelingu, por të operoja si freelancer.”
Si një nga modelet e preferuara, Enxhi përmend Irina Shayk, por ajo që bie në sy sapo shikon fotot e saj, është se ngjason shumë me Adriana Lima-n. Siç tregon Enxhi për Class, këtë gjë ia thonë shpesh dhe duket se tanimë është mësuar me këtë krahasim.
Cilën eksperiencë në fushën e modelingut që do ta veçoje nga të tjerat?
Gjithmonë sfilatat më japin një emocion të madh, por dhe photoshooting nuk mbeten pas. Një nga eksperiencat më të bukura është një photoshooting që kam bërë me Endrit Mërtirin për një brand amerikan.
Ke një modele që të frymëzon?
Një nga modelet e mia të preferuara është Irina Shayk. Më pëlqen shumë prezenca që ka në sfilata, mënyra si ecën, si pozon dhe si i shpreh emocionet përmes fytyrës dhe trupit. Normalisht mundohem që të marr disa nga këto gjërat e saj dhe t’i bashkoj me stilin tim.
Mësimi më i rëndësishëm që ke marrë këto vite që je pjesë e modelingut?
Një nga mësimet më të mira që kam marrë këto vite ka qenë: Dije vlerën tënde dhe mos i lejo të tjerët të të nënvlerësojnë. Kjo gjë që më ka ndihmuar dhe në aspekte të tjera të jetës.
Të pëlqen fama?
Fama… më pëlqen dhe nuk më pëlqen. Të them të drejtën nuk do doja të isha as e famshme dhe as e panjohur. Do doja të isha diku në mes. Nuk më pëlqen si trajtohen personazhet e famshëm (jeta e tyre private, aludimet, gjërat e pavërteta dhe normalisht komentet nga më të këqijat). Nga këto gjëra normalisht stepem. Por patjetër do më pëlqente të kisha bashkëpunime me marka prestigjioze, vetëm me këtë rast nuk do ta kisha shumë problem.
Si është një ditë jotja?
Një ditë e imja, në momentin që nuk kam ndonjë projekt modelingu, është shumë e thjeshtë. Zgjohem në mëngjes për të shkuar në punë. Punoj si designer në një studio arkitekturore. Pjesën më të madhe e kaloj aty duke punuar me projekte të ndryshme. Më pas, takoj miqtë e mi për të konsumuar ndonjë pije dhe më pas në shtëpi. Nuk është një regjim i mbushur me aktivitete, pasi normalisht dhe masat anti-Covid e kanë kufizuar pak veprimtarinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame