Marrëdhëniet e mira ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë në vitet 1960-’70, rriten bashkëpunimin e dy shteteve mes tyre. Palët patën marrëveshje në industri, por ndikim pati dhe arti, e sidomos kinematografia.
Filmat shqiptarë u përkthyen në gjuhën kineze dhe patën jehonë shumë të madhe atje. “Ngadhnjim mbi vdekjen” dhe “I teti në bronx” madje u vlerësuan në maksimum nga audienca.
“Ngadhnjim mbi vdekjen” u bë pjesë e filmit kinez “Electric Shadow” (Hijet elektrike) të vitit 2004, ndërsa deri në 1990 ishte filmi që kishte shitur më shumë bileta në kinematë kineze.
Regjisori Piro Milkani thotë se filmi ka patur shumë sukses në Kinë, pasi trajtonte temën e luftës.
“Populli kinez është shumë i ndjeshëm, pasi ka vuajtur shumë nga okupacioni japonez. Kanë ndjerë shumë muzikën e filmit, që vitet e fundit është kthyer në himnin e shoqatës së grave kineze që kanë luftuar kundër japonezëve”, tha Milkani.
Filmi “Hijet Elektrike” u shfaq për herë të parë në Evropë në festivalin e Roterdamit, ku janë edhe 8-10 minuta fragmente të shkëputura nga “Ngadhnjim mbi vdekjen”.
“Unë isha në atë festival për ta parë nga afër filmin. Regjisorja e filmit tregoi se ishte frymëzuar nga ‘Ngadhnjim mbi vdekjen’”, tha Milkani. /Shqip/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShfaqja që thërret njerëzoren!
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Jeta në komunizmin shqiptar
Xhubleta, një histori 4000-vjeçare
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë