LAJMI I FUNDIT:

Numrat që e vendosin Marcos Llorente si njërin nga mesfushorët më të mirët në Evropë – De Bruyne e Kimmich po ashtu në listë

Numrat që e vendosin Marcos Llorente si njërin nga mesfushorët më të mirët në Evropë – De Bruyne e Kimmich po ashtu në listë

Trajektorja e Marcos Llorente në Atletico Madrid ka qenë mbresëlënëse këtë sezon, pasi Diego Simeone ka arritur ta kthejë në super formë një blerje që solli diskutime, por tani ai është një nga mesfushorët më të mirë të Evropës.

Trajneri argjentinas eksperimentoi me pozicionin e Llorentes tash e një vit më parë dhe më pas erdhi ndeshja e Ligës së Kamionëve kundër Liverpool, e cila bëri që lojtari i akademisë së Real Madrid të kthehet në një nga lojtarët kryesor në skuadër.


Një futbollist krejtësisht i ri lindi marsin e vitit të kaluar, pasi Simeone vazhdoi të provonte Llorente në pothuajse të gjitha pozicionet e mesfushës dhe sulmit.

Pavarësisht shkathtësisë dhe aftësisë së tij për të luajtur si sulmues i dytë, Llorente ka shkëlqyer këtë sezon si një mesfushor i djathtë.

Numrat e 25-vjeçarit bien në sy dhe e kanë renditur atë ndër më të mirët në pozicionin e tij në të gjithë Evropën.

Llorente tashmë ka marrë pjesë në një total prej 13 golash, pasi ka shënuar shtatë dhe asistuar gjashtë.

Më mirë si ai janë vetëm Joshua Kimmich (katër gola dhe 11 asistime) dhe Kevin De Bruyne (dy gola dhe 13 asistime).

Ndërkohë, vetëm Carlos Soler (shtatë gola dhe pesë asistime) dhe Sergio Canales (tetë gola dhe katër asistime) mund të mburren me numra e tyre që janë afër Llorente në La Liga.

Sidoqoftë, mesfushori i Valencias ka shënuar gjashtë nga shtatë golat e tij nga pika e bardhë, dhe ai i Real Betis gjithashtu shënoi tre penallti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori