Paulo Fonseca konsideron se dikush dëshiron ta rrënojë Romën kur pëson humbje dhe se lojtarët nuk i kanë marrë me të keq kritikat e tij pas humbjes nga Atalanta.
Giallorossët fituan me rezultat 3-2 ndaj Cagliarit të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico dhe trajneri nuk mund të ishte më i gëzuar.
“Jam i kënaqur, ishte fitore e rëndësishme. Në Serie A nuk ka ndeshje të lehta dhe ne gjithmonë luftojmë për tri pikët”.
Kemi mundur të shënojmë më shumë gola, krijuam raste të shumta. Patëm një moment të vështirë, mirëpo e tejkaluam si ekip”, ka deklaruar Fonseca për DAZN, duke shtuar se pret transferime të reja në janar.
Lidhur me kritikat pas humbjes prej 4-1 në udhëtim te Atalanta, ka theksuar: “Është dikush që dëshiron ta rrënojë Romën kur ne i humbim ndeshjet. I pranojmë kritikat e drejta. Mirëpo, sapo nuk fitojmë, arrin dikush që ka për qëllim shkatërrimin e Romës.
“Po bëjmë një punë të rëndësishme për ta arritur atë që duam. Në fillim të sezonit, askush nuk besonte se Roma do të ishte në vend të tretë”, ka thënë trajneri në një prononcim për Sky Sport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare