Hungaria dhe Polonia vunë veton kundër buxhetit të BE-së. Tani Angela Merkel përpiqet të gjejë një zgjidhje.
Në mosmarrëveshjen mbi bllokimin e buxhetit të BE-së dhe fondit të ndihmës për koronën nga Hungaria dhe Polonia, nuk duket ndonjë zgjidhje e shpejtë në horizont. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE u morën vetëm shkurtimisht me këtë çështje gjatë një videokonference.
Kancelarja Angela Merkel tha se kemi të bëjmë me një “problem shumë serioz” dhe se si kryesuese e radhës e BE-së do të vazhdojë bisedimet për të gjetur një zgjidhjeje me Budapestin dhe Varshavën.
Nga buxheti dhe ndihmat varet puna e shumë vetëve
Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans tha se është në interesin e të gjithëve që të gjejmë shpejt një zgjidhje, sepse prej saj varet rimëkëmbja jonë ekonomike dhe puna e shumë vetëve. “E gjithë ajo që u kërkohet vendeve anëtare është të respektojnë traktatet që ata kanë nënshkruar dhe ratifikuar. Kjo është gjithçka.” – tha Timmermans.
Edhe Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, bëri thirrje që paketa e ndihmës prej 750 miliardë eurosh për koronën të hyjë në fuqi pa vonesë, sepse u mundëson vendeve që kanë pak hapësirë buxhetore që të mbështesin ekonominë në pandemi.
Pak të reja rreth coronës
Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel kishte shkruar në Twitter se takimi do t’i kushtohej kryesisht koordinimit të përpjekjeve për të luftuar virusin korona duke u përqëndruar në njohjen reciproke të testeve të koronës, përgatitjet për vaksinimet dhe një qasje të përbashkët për heqjen e kufizimeve të vendosura për shkak të koronës.
Asgjë të re nga negociatat për Brexitin
Një çështje tjetër që diskutuan krerët e shteteve dhe qeverive ishte statusi i negociatave për Brexitin. Në mediat britanike kanë qarkulluar ditët e fundit thashethemet se marrëveshja tregtare me Britaninë e Madhe gjendet para nënshkrimit. Por diplomatët e BE-së i shuan shpresa të tilla me fjalët “nuk ka asgjë për të ushqyer këtë optimizëm.” /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë