Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2020.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-4.5%) në muajin shtator 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 245.5 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 257.2 milionë Eurosh në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 14.5%.
“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2020 kishte vlerën 41.7 milionë Euro, ndërsa importi 287.2 milionë Euro, që është një rritje prej 8.6% për eksport, dhe një rënie prej (-2.8%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.7% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.5% të eksporteve e përbëjnë produktet bimore; 13.3% të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 12.7% të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.6% të eksporteve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.8% të eksporteve e përbëjnë produktet minerale; 4.6% të eksporteve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.5% të eksporteve e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5% e përbëjnë produktet minerale; 7.9% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj”, thuhet në njoftim.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.3 milionë Euro, ose rreth 36.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (13.3%), Britania e Madhe (3.7%), Holanda (3.3%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 119.5 milionë Euro, ose 41.6% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-16.0%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.3%), Italia(5.0%), Polonia (3.2%), Greqia (2.6%), etj.
“Në muajin shtator 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.5 milionë Euro, ose 44.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.6%), Maqedonia e Veriut (10.5%), Serbia (9.5%), dhe Mali i Zi (7.3%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2020, arritën në 62.4 milionë Euro, ose 21.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 46.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.2%), Serbia (6.6%) dhe Maqedonia e Veriut (5.8%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7.7 milionë Euro, ose 18.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (8.6%), dhe Zvicra (7.1%).
Kurse, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105.2 milionë Euro, ose 36.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.3%) dhe Kina (10.1%)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje