Sa është sasia ideale e sheqerit që duhet të përmbajë një ‘smoothie’?
Një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, më të shpejta, më të thjeshta dhe më të shëndetshme mund të realizohet me një krem të shijshëm smoothie
Nëse e ke merak sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve, ja ku vjen shpjegimi nga dietologia e certifikuar Leslie Langevin, (MS, RD, CD në ‘Whole Health Nutrition’), e cila këshillon se si mund ta shijosh një smoothie për mëngjes pa e kaluar masën e sheqerit.
Të gjithë dietologët bien dakord në një pikë: sheqeri në një smoothie nuk duhet ta kalojë sasinë e 10 gramëve dhe sheqeri që marrim nga frutat është i ndryshëm nga sheqeri që merret bashkë me fibrat, vitaminat apo mineralet e tjera.
Sheqeri, në çdo kohë mund të shkaktojë rritje të madhe në nivelet e sheqerit në gjak: “Një smoothie me të gjitha frutat do të ishte një ide shumë e mirë mëngjesi, por është shumë e rëndësishme të dini që kjo mënyrë rrit ndjeshëm nivelet e sheqerit” – thotë dietologia.
Kështu, zgjidhja më e mirë që shtrojnë dietologët është të kombinosh frutat me perimet, në mënyrë që ndihesh e ngopur, si dhe të mos e teprosh me sheqerin:
1. Bashkë me proteinat dhe karbohidratet vjen edhe sheqeri. Për të mbajtur në gjendje optimale nivelin e sheqerit, zgjidh sasinë mes 50 dhe 60 gr karbohidrate në ditë.
2. Sa më shumë fruta që kanë përmbajtje të ulët sheqeri si manaferrat, boronicat, dredhëzat.
3. Fibrat në një smoothie nuk duhet të kalojnë sasinë e 10 gramëve, kështu që në frutat e zgjedhura me pak sheqer, shto edhe spinaqin ose lakrën jeshile, brokolin, arrat, bajamet ose edhe fara. Këta përbërës do të të ndihmojnë të jesh në gjendje të ngopur gjithë ditën.
4. Proteinat në një smoothie, po ashtu nuk duhet ta kalojnë sasinë e vendosur (10 deri në 15 gram). Fibrat sigurohen tek arrat, fasulet, kosi natyral (gjithmonë kontrollo etiketën për të parë përmbajtjen më të ulët të sheqerit).
5. Një gjë tjetër që nuk duhet anashkaluar është shtesa e suplementeve në blender. Mjalti është një alternativë e mirë për ta shtuar në smoothie, por edhe nëse zgjedh suplemente të tjera, nuk duhet të shtosh më shumë se një lugë çaji.
Burimi: Popsugar, Class
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?