LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Engjëll Hoti kalon te Llapi

Zyrtare: Engjëll Hoti kalon te Llapi
Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi ka transferuar zyrtarisht Engjëll Hotin nga Trepça ’89.

23-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës llapjanë për edicionin 2020/21, pasi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Mesfushori ofanziv kishte filluar bisedimet me Llapin para disa javësh, derisa sot (e hëne) ka kompletuar kalimin.


https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10158493346137243?__xts__%5B0%5D=68.ARAAVlwbAGy48dB-waOIB5jUxwGDWLNrffgWWe8bY673gXJneKaL3_TMpKx74u7BD6NGiXesucuEYgFY4W5G-kZnGosj4nkIWnUTMKzsz0xHE7_NMFSS-46YBoOx2HnTc01xaAMunfVO3SZr0qZ2uTmxhtvNKxi0g11ZR9Lr_HV1n8Yq6SyoKDZqU02UiiN6d3536zGUh0-2Bap9-tMxZv5jKhTtUkUCa2jZR3V3irrEUJJ4k99Ij7O6C3ZJ2jmee61_QUTguwkOFwj6JaPUg1Eq7Xna3gxrS80nVzitFG8Pt6J1ACnMuazWe__POkcOqCUlZgD449C-5l-d4MZUdg9M-iXUk3kmi8FlPp8-7ZLMQTn9&__tn__=-R

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Llapit:

Futbollisti 23 vjeçar, Engjëll Hoti është bërë pjesë e familjes bardh e kaltër, pasi gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me KF Llapin. Negociatat e vazhdueshme në mes klubit e futbollistit si dhe dëshira e madhe për bashkëpunim rezultuan të suksesshme dhe në edicionin e ri, Engjëll Hoti do mbroj ngjyrat e Llapit, me të cilat pret të ketë sukses.

Engjëll Hoti, 23 vjeç, i lindur në Gjermani më 26 shkurt 1997, i gjatë 1.88 m është mesfushor ofanziv, por mund të paraqitet edhe si mesfushor qendror ose edhe si sulmues qendre. Karriera e tij ka filluar në shtetin e lindjes, ku si 17 vjeçar u paraqit për ekipin U17 të Stuttgart, më pas u transferua tek K’lautern U17 ku luajti për një vit, nga i cili ekip më pas u transferua tek VfR Aalen U19. Është paraqitur edhe për skuadrat gjermane si Braunschëeig II, Rot Ëeiss Ahlen, TSG Backnang dhe së fundmi tek Trepça ’89 në Kosovë, ku pati paraqitje shumë të mira, ku edhe realizoi 6 gola e 4 asistime në 41 paraqitje. Hoti njihet për precizitetin e gjuajtjeve jashtë zonës, golat e bukur, shpejtësinë, driblimet dhe mençurinë që ka.

“Ishte dëshira ime për një aventurë tjetër në Kosovë dhe zgjodha pikërisht Llapin përshkak se gjatë negociatave, drejtuesit e klubit ishin shumë serioz dhe korrekt. Kisha edhe oferta tjera por vendosa për Llapin pasi fjalët e trajnerit më bindën për të nënshkruar dhe mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur për t’i treguar aftësitë e mia. Pres të kem një sezon të mirë dhe t’i ndihmoj klubit drejt objektivave që ka. Na pret shumë punë dhe përkushtim, andaj që nga dita e parë që jam këtu do ta jap më të mirën për klubin, tifozët dhe qytetin që jeton me futbollin. Na priftë e mbara shokë, unë jam gati”, deklaroi Hoti menjëherë pas nënshkrimit të kontratës 1 vjeçare me Llapin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Man United kalon tutje në Ligën e Evropës - mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm

Man United kalon tutje në Ligën e Evropës - mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm

Liga e Evropës
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Ligat tjera
Como ishte gati të bënte befasinë në Serie A, bëri ofertë të madhe për Theo Hernandez

Como ishte gati të bënte befasinë në Serie A, bëri ofertë të madhe për Theo Hernandez

Serie A
Kalo në kategori