Në Irzniq të Deçanit sot u zbulua shtatorja e dëshmorit Maxhun Çekaj, me ç’rast u vlerësua lart veprimtaria e tij në arsim dhe luftën çlirimtare të Kosovës.
Zbulimi i shtatores që u organizua nën përkujdesjen e kësaj komune, u bë në 21- vjetorin e çlirimit të Deçanit, ndërsa përveç familjarëve morën pjesë përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë të Maxhun Çekaj, qytetarë të Deçanit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Maxhun Çekaj do të mbahet gjithmonë mend për kontributin në arsim dhe në luftë.
Ai tha se Kosova do të jetë përjetësisht e mbrojtur vetëm me anëtarësim në NATO, teksa shtoi se një marrëveshje me Serbinë do t’i hapë rrugë vendit.
“Është një figurë që bashkon në vete anën e njeriut të mirë e të dashur, por po ashtu është një njeri që ka pasur ngritje intelektuale, dije profesionale të cilën ai e dha në kohën më të çmueshme. 21 vjet nga çlirimi i vendit, Kosova ka të arritura, por edhe sfidohet nga mënyra si qeveriset vendi përballë vështirësive. Kosova duhet të ketë vetëbesim e të ecën përpara për një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë që t’i hapet perspektiva Kosovës jo veç për marrjen e njohjeve të pesë vendeve të BE-së, e ku njohja nga këto vende do të ishte drejtësi dhe po ashtu mundësi të cilën e synojmë anëtarësimin në NATO… Mirëpo ne pragun e Kosovës do ta kemi të mbrojtur përjetësisht ditën kur anëtarësohemi në NATO. Deri në atë ditë pragu ynë i shtëpisë mund të rrezikohet dhe ne duhet të bëjmë kujdes deri në anëtarësim në NATO”, tha Haradinaj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit