Leci: Gjendja e punëtorëve nuk është e mirë, nëse ka shkelje të të drejtave gjatë COVID-19 do të merren masa
Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur për gjendjen e punëtorëve në kohën e pandemisë së COVID-19, për aksidentet në vendin e punës si dhe për punëtorët të cilët punojnë pa kontrata pune.
Gjithashtu në emision është diskutuar për inspektimet e këtij institucioni në teren si dhe rolin e bashkëpunimit më mekanizmat e tjerë.
Në ditën e punëtorëve (1 maj) Leci ka thënë se si institucion nuk janë të kënaqur me gjendjen në të cilën gjenden tani punëtorët dhe punëdhënësit.
“Fillimisht dua të them se as ne si institucion nuk jemi të kënaqur me gjendjen në të cilën gjenden edhe punëtorët tani edhe punëdhënësit sepse edhe këtë vit kemi raste të aksidenteve, në vend të punës. Edhe përkundër faktit që ne në vitin 2019 e kemi arritur një rezultat mjaft të lartë, sepse kemi pasur zbritje të aksidenteve në vendin e punës që kanë përfunduar me fatalitet, me 50 për qind, dhe kjo natyrisht në aspektin kuantitativ është mjaft numër i lartë. Mirëpo ne nuk jemi të kënaqur sepse edhe nëse një i punësuar i vetëm e humb jetën në vend të punës natyrisht nuk kemi se si të jemi të kënaqur”, pohoi ai.
Po ashtu, Leci tha se nuk janë të kënaqur as me aspektin e marrëdhënies së punës, megjithatë ai shtoi se situata në Kosovë në kuptim të së drejtave të punëtorëve është shpresëdhënëse, inkurajuese.
“Po them shpresëdhënëse sepse kemi 50 për qind më pak aksidente në vend të punës që përfundojnë me fatalitet. Gjithashtu, kemi një numër të lartë të punëtorëve të cilëve iu është formalizu marrëdhënia e punës, qoftë përmes Inspektoratit të Punës, qoftë përmes politikave të cilat i ka bërë tani Qeveria përmes Pakos Emergjente”, deklaroi ai.
Gjatë intervistës në emision, ai tha se kanë pranuar lloj-lloj ankesash si dhe numër të madh të parashtresave si probleme këto që kanë rezultuar pas gjendjes me pandeminë COVID-19.
“Ndoshta shumica nga to nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Inspektoratit të Punës, por vetëm i kemi bartur të institucionet tjera. Inspektorati i Punës e bën mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, dhe nuk krijon politika sociale. Sa i përket punëtorëve të cilët kanë punuar pa kontra pune Inspektorati ka bërë gjithmonë inspektime, për pjesën e formalitetit të punës. Gjatë vitit të kaluar ne kemi bërë legalizimin e 1 mijë e 800 të punësuarve, është një numër i lartë. Mirëpo, Qeveria tani përmes masave do të na ndihmojë shumë si Inspektorat të Punës”, deklaroi ai.
Leci pohoi se në muajin e parë të pandemisë së coronavirusit në Kosovë, nuk kanë shqiptuar ndonjë gjobë, dhe se kanë qenë të fokusuar vetëm në sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtoreve.
“Pasi ka kaluar 1 muaj, dhe kanë filluar efektet e pandemisë, ne kemi pranuar edhe ankesa dhe fakte që lidhen me marrëdhënien e punës, duke përfshirë edhe pagat edhe largimet edhe pushimet e dhunshme, ndërsa tani kemi filluar të shqyrtojmë këto ankesa. Dhe kur hasim shkelje të cilat nuk kanë bazë ligjore, Inspektorati do të merr të gjitha masat”, deklaroi ai.
Leci në fund theksoi se pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, ata do të bëjnë gjithçka të mundur në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit.
Në këtë emision kanë folur edhe edhe Kushtrim Shaipi- Analist i politikave sociale si dhe Milaim Morina, Përfaqësues i koalicionit për drejtësi sociale dhe të drejtat socio ekonomike.
Emisioni është realizuar nga IKS në kuadër të projektit “Dialogu Social për Drejtësi Sociale” që implementohet në nga Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë