Neville kthehet të flas për kohën sa drejtonte Valencian: Nuk e dëgjova Fergusonin – ju tregoj çfarë më bën Valverde dhe Simeone
Gary Neville është kthyer të flas për periudhën që ishte trajner në Valencia katër sezone më parë dhe ka provuar të analizojë se çfarë shkoi keq gjatë kohës së tij sa ishte në Spanjë.
Ish-lojtari i Manchester United e pranoi se bëri gabime të shumta në punën e tij të parë si trajner pas emërimit të tij në dhjetor të vitit 2015.
Vëllai i Gary Neville, Phil, më parë ishte ndihmëstrajner dhe shkoi të punonte me vëllain e tij në Valencia, por Gary hasi në probleme të shumta, përfshirë pamundësinë e tij për të folur në gjuhën spanjolle.
“Kam humbur besimin. Arrita deri në atë pikë sa as nuk doja të bëja seanca stërvitore – ia dorëzoja trajnerëve të mi. U ndjeva në siklet duke bërë seancat në anglisht, ku gjithçka bëhej përmes një përkthyesi”, ka filluar rrëfimi i Neville në Sky Sports në një intervistë të gjatë.
Pasi kishte luajtur tërë karrierën e tij profesionale nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, Neville shpjegoi sesi bëri gabimi të madh në Mestalla kur nuk i dëgjoi këshillat e ish-trajnerit të tij.
“Në fillim, ishte e qartë se disa lojtarë ishin të pakënaqur”, vazhdon Neville.
“Unë duhet të kisha marrë vendime të mëdha për lojtarët që nuk angazhoheshin për klubin në ato momente. Mbaj mend që fola me Sir Alex Ferguson shumë herët dhe këshilla e tij ishte: “Shpëto prej tyre, bir. Mbroni veten. Duhet që në dhomën e zhveshjes të kesh njerëz ë janë në të njëjtin drejtim me ty”.
“Por unë nuk dëgjova. Unë u përpoqa të bisedoja me disa lojtarë për të qëndruar deri në fund të sezonit. Por ata nuk ishin të lumtur. I injorova këshillat e Sir Alex Ferguson. Nuk u tregova i mençur”.
Sidoqoftë, Neville zbuloi edhe se si ishin ndeshjet me trajnerët rivalë gjatë kohës së tij te Valencia.
Ish futbollisti i Anglisë – që në Spanjë mori detyrën e tij të parë – foli për Ernesto Valverden, që në atë kohë ishte te Athletic Bilbao, dhe pastaj edhe për Diego Simeonen e Atlerico Madridit.
“Ernesto Valverde posaçërisht. Ai kaloi te Barcelona, por unë u përballa me të kur ai ishte në Athletic Bilbao. Ai e ndryshoi sistemin e tij tre herë gjatë rrjedhës së lojës dhe ishte gjithmonë një hap para meje”.
“Ndihej sikur ai po luante me mua, sikur të isha një kukull e vogël. Mund ta ndjeja këtë gjë tek vijat e fushës. Kjo është ajo kur ndjehet përvoja”.
“Kundër Atletico Madridit, unë u ndjeva sikur Diego Simeone po më mbërthente me butësu. Ai pothuajse më torturonte në aspektin futbollistik për 90 minuta. Në fund të lojës, unë shkova të shtrëngoja dorën e tij dhe ai kaloi para meje”.
“Nuk me pëlqeu kjo. Çfarëdo që të ndodhë, ju shkoni dhe shtrëngoni dorën e kundërshtarit tuaj – ky është respekti. Mendova se ai ishte një i tillë, por nuk më doli ashtu”, ka treguar Neville. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRoma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe