LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e shoqërisë civile pas ndërprerjes së planeve të Contour Global për ndërtimin e ‘Kosovës së Re’: Qeveria të merr vendim zyrtar për t’u distancuar nga ky projekt

Organizatat e shoqërisë civile pas ndërprerjes së planeve të Contour Global për ndërtimin e ‘Kosovës së Re’: Qeveria të merr vendim zyrtar për t’u distancuar nga ky projekt

Kompania amerikane Contour Global ka ndërprerë planet për ndërtimin e termocentralit 500 megavatësh “Kosova e Re”. Përveç tjerash, kompania ka deklaruar se nuk do të investojë më në projekte qymyri në botë.

Sipas planifikimeve, “Kosova e Re” do të prodhonte rrymë për të mbuluar gjysmën e kërkesës për energji elektrike në Kosovë, vend ky që tani më përballet me mungesë të dukshme të energjisë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Ne nuk do të ndërtojmë ose përvetësojmë termocentrale nga qymyri në të ardhmën”, tha Contour Global në një njoftim për medie.


Contour Global ndërpret planet për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'
Lexo po ashtu Contour Global ndërpret planet për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'

Lidhur me këtë, Instituti GAP, Balkan Green Foundation, INDEP dhe GLPS, i kërkojnë Qeverisë së Kosovës që merr vendim zyrtar për t’u distancuar nga ky projekt.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së re që të braktis planet e qeverive të mëhershme për ndërtim të një termocentrali me bazë qymyri. Për më tepër, kërkojmë shuarjen e kompanisë publike NKEC e cila ishte themeluar pa nevojë, duke dëmtuar buxhetin e vendit dhe duke operuar pa pasur asnjë funksion real”, thuhet më reagimin e tyre.

Njoftimi i plotë

Tani Kosova e ka mundësinë të ndërtoj një të ardhme të qëndrueshme energjetike

 Sot, agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se Contour Global ka ndaluar planet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë me ngulm Qeverisë së Kosovës që më në fund, të marrë qëndrim zyrtar distancues ndaj këtij projekti dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të sektorit të energjisë në Kosovë.

Ne kemi reaguar ndaj këtij projekti dhe kësaj kontrate që nga negociatat dhe publikimi i kontratave komerciale. Përmes publikimeve dhe fushatave avokuese, kemi alarmuar për dëmet ekonomike që do t’i sillte Kosovës jetësimi i kësaj kontrate, për dëmet në integrimin e Kosovës dhe për dëmet mjedisore. Që nga viti 2011, qeveri të ndryshme kanë injoruar thirrjet e organizatave tona për anulim të projektit për shkak të shkeljeve ligjore, dëmeve ekonomike, keqpërdorimeve buxhetore, ndikimit në mjedis, mbytjen e konkurrencës dhe minim të proceseve integruese.

Më në fund, edhe vet kompania që ishte përzgjedhur paligjshëm, erdhi në përfundim se realizimi i këtij projekti është i pa mundur dhe se nuk do të vijojnë më tutje me projektin. Njoftimi i kompanisë Contour Global se nuk do të ndërtojnë projekte të reja me qymyr vjen edhe si rezultat i një ndryshimi të thellë të qasjes së akterëve politik e financiar global që gjithnjë e më tepër po largohen nga projektet e qymyrit dhe po fokusohen në të ardhmen e sistemeve energjetike, në efiçiencë të energjisë dhe energji nga burimet e ripërtrishme. Eshtë koha që Qeveria e Kosovës t’i bashkohet këtij trendi të ri global dhe t’i hapë rrugë tranzicionit të domosdoshëm të tregut të energjisë në Kosovë.

I bëjmë thirrje Qeverisë së re që të braktis planet e qeverive të mëhershme për ndërtim të një termocentrali me bazë qymyri. Për më tepër, kërkojmë shuarjen e kompanisë publike NKEC e cila ishte themeluar pa nevojë, duke dëmtuar buxhetin e vendit dhe duke operuar pa pasur asnjë funksion real. Po ashtu të anulohen kontratat e nënshkruara nga qeveria e kaluar për angazhim të kompanive për këshilla ligjore për “Kosovën e Re’ në vlerë prej 800 mijë euro. Përveç llogaridhënies politike, organizatat tona vlerësojnë se ka bazë edhe për hetime penale për keqpërdorim buxheti nga zyrtarët menaxher të projektit “Kosova e Re”.

Kjo është një fitore jo thjeshtë e përpjekjeve tona, por një fitore e të ardhmes së sektorit të energjisë dhe ngadhënjimit të interesit publik në përgjithësi. Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), do të vazhdojmë të kontribuojmë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori