LAJMI I FUNDIT:

Kosova vazhdon të mbetet e paprekur nga coronavirusi

Kosova vazhdon të mbetet e paprekur nga coronavirusi

Me gjithë përhapjen e virusit vdekjeprurës coronavirus pothuajse në të gjithë botën, Kosova vazhdon të mbetet vend i sigurt për qytetarët e saj.

Nga data 08.02.2020 deri më 08.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.


IKSHPK gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së se nuk ka asnjë rast të dyshimtë në COVID-19 dhe nuk është testuar asnjë mostër në virusin SARS-CoV-2.

Nga data 1.02.2020 deri më 8.03.2020 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.360 udhëtarë.

Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.464, Vërmicë 1.021, Jarinje 219, Dheu i Bardhë 70, Hani i Elezi t 66, Kullë 25, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 8 mars 2020, janë raportuar gjithsej 105.828 raste me COVID-19 dhe gjithsej 3.584 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Britani të Madhe janë raportuar 9.161 raste me COVID-19 dhe 251 raste të vdekjes Itali (233), Francë (10), Spanjë (5), Britani e Madhe (2) dhe Holandë (1).

Ndryshe, si masë preventive nga coronavirusi prej sot janë anuluar të gjitha fluturimet në aeroportin e Prishtinës nga Italia e Veriut.

Shkak Coronavirusi, Kosova anulon përkohësisht fluturimet nga Italia e Veriut
Lexo po ashtu Shkak Coronavirusi, Kosova anulon përkohësisht fluturimet nga Italia e Veriut

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku , ka thënë se kjo është bërë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë pas masave të mara nga qeveria italiane që pjesa veriore e këtij vendi të futet në karantinë, si masë parandaluese nga përhapja e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori