LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska për “27 prillin”: Dyert janë hapur me urdhër të të akuzuarve

Ruskovska për “27 prillin”: Dyert janë hapur me urdhër të të akuzuarve

Prokuroria Themelore Publike përmes provave do të dëshmojë se katër të akuzuarit janë fajtor për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, tha prokurorja Vilma Ruskovska gjatë seancës gjyqësore për “ngjarjet e 27 prillit”.

Nga ana tjetër të akuzuarit Trajko Veljanovski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski thanë se nuk ndjehen fajtor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të dëgjoni zërin e Janakieskit dhe Ristovskit ku kishin një ditë kritike në seli dhe organizuan transport për në Shkup për një protestë sa më masive dhe që njerëzit të hynin në Kuvend. Do të dëgjoni mesazhe të dërguara njerëzve. Dyert u hapën sepse u dha urdhër nga të akuzuarit, si dhe nga drejtuesi i tyre, Nikolla Gruevski, i cili ishte aq i etur për t’u përballur me njerëzit në zgjedhje, por kur iu desh të përballet me drejtësinë, u arratis në mënyrë madhështore.


Trajko Veljanoski veproi në kundërshtim me Rregulloren e punës së Kuvendit, nuk pranoi të ndryshojë pikat e rendit të ditës me kërkesë të Oliver Spasovski, të mbështetur nga më shumë se 10 deputetë, por ai nuk harroi të shkruan me Gruevskin. A ka dashur Trajko Veljanovski të shpëtojë deputetët, të ndalojë çmendurin-përgjigjja është jo. Jo vetëm që ai nuk bëri asgjë, por shefi i tij i sigurisë Goran Goshevski ndihmoi grupin e udhëhequr nga Nikolla Mitrevski-Koljo të shkonte në sallën 3, ku atëherë ishin vendosur shumica e re parlamentare”, deklaroi prokurorja Vilma Ruskovska.

Të katër të akuzuarit i thanë gjykatës se ata nuk ndjeheshin fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtari i inteligjencës, Nikolla Boshkoski janë gjithashtu të përfshirë në hetimin e organizatorëve, por për shkak se ata janë në arrati, siç thonë nga prokuroria, procedurat do të vazhdojnë kur ato të gjenden./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori