Vladimir Putin u hodh në mbrojtje të Donald Trump, sot pasi presidenti amerikan u përgjigj duke thënë se pretendimet kundër tij janë të marra dhe të pavërteta.
Presidenti rus i tha këto fjalë në një konferencë shtypi për fundvit, duke thënë se Trump ka të ngjarë të mbijetojë një gjykim në Senat pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër tij për dy akuza- shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit, transmeton Telegrafi.
Putin gjithashtu e krahasoi akuzat mbi hetimin e Robert Mueller në lidhjet e supozuara të Trump me Rusinë, e cila nuk hodhi prova të forta për bashkëpunim.
“Ende duhet të kalojë në Senat, ku republikanët kanë shumicën”, tha Putin sot në Moskë.
Duke parashikuar që Trump do të qëndronte në detyrë, ai tha: ”Nuk është e mundshme që ata do të largojnë nga detyra një përfaqësues të partisë së tyre”.
Putini shtoi se Rusia është e gatshme të dakordohet për një traktat të ri të armëve me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka pasur asnjë përgjigje për propozimet ruse.
Udhëheqësi rus ka hedhur një hije të gjatë mbi politikën e SHBA-së pasi Rusia u akuzua për ndërhyrje në garën presidenciale të vitit 2016.
Shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se Rusia u përpoq të ndihmojë Trumpin të fitonte, por vetë Trump ka hequr dorë nga gjetjet e agjentëve të tij.
Trump ka kohë që është përballur me dyshime për lidhjet e tij me Putinin dhe mbase momenti më famëkeq i marrëdhënies së tyre ishte samiti i Helsinkit i vitit 2018 në të cilin Trump mbështeti mohimet e Putinit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'