Teksa bankat qendrore në botë po e lehtësojnë politikën monetare për të mbështetur rritjen dhe për të rigjallëruar inflacionin, sipas bankave qendrore në Evropën Lindore, mundësia më e mirë tani për tani është që të mos bëjnë asgjë.
Sipas Bloomberg, disa shtete në këtë pjesë të Evropës kanë marrë vendime të ndryshme, kështu për shembull çekët kanë rritur normat e interesit, Polonia dhe Rumania po i mbajnë ato në nivele të qëndrueshme.
Por edhe pse zgjerimi ekonomik i rajonit po ngadalësohet, ai ende e kapërcen rritjen në botën e zhvilluar dhe çmimet e konsumit po vazhdojnë të rriten. Pikërisht situata në fjalë i jep kohë mjaftueshëm në dispozicion, përcaktuesve të normës që të marrin vendimin e duhur.
Polonia, e cila e ka mbajtur nivelin e saj në një rekord të ulët që prej vitit 2015, me siguri do të zgjasë pauzën, pasi inflacioni bazë u ngadalësua për muajin e dytë radhazi. Kjo e forcon pikëpamjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Polonisë, Adam Glapinski, se kostot e huazimit duhet të qëndrojnë në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Sipas Piotr Kalisz dhe Cezary Chrapek, ekonomistë në njësinë polake Citigroup, të dhënat më të fundit treguan aktivitet ekonomik më të ngadaltë sesa ai që pritej, duke sinjalizuar dobësim të rritjes në tremujorin e tretë.
Banka Qendrore e Rumanisë, e cila për herë të fundit i ngriti normat e interesit në maj të 2018, pritet të mbajë objektivin të pandryshuar, teksa aktiviteti ekonomik parashikohet të ngadalësohet.
Ndërsa, Banka Qendrore e Çekisë e cila i ka rritur rreth tetë herë normat e interesit brenda dy viteve të fundit, po përpiqet të vlerësojë ndikimin e ngadalësimit të Eurozonës dhe nëse ajo ka me të vërtetë nevojë për rritje të tjera të normave të interesit.
Shpenzimet e larta familjare po e mbajnë inflacionin mbi objektivin, por industria prodhuese po përballet me një kërkesë më të dobësuar nga jashtë. Banka ka thënë se ajo po shqyrton rritjen e mundshme të normave të interesit gjatë këtij muaji, edhe pse sipas disa prej komenteve më të fundit sinjalizohet se kostot e huazimit kanë më shumë mundësi që të qëndrojnë në nivele të qëndrueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje