97 qirinjtë e ndezur në shkallët e Teatrit Kombëtar, përfaqësojnë 97 viktimat e trafikut gjatë vitit 2019.
Me moton “Jeta nuk është pjesë e një automjeti”, është shënuar dita ndërkombëtare e viktimave në trafik.
Ku kolegji Tempulli ka organizuar marsh nga ky institucion deri te Teatri Kombëtar, ku edhe është bërë ndezja e qirinjtëve për këto viktima.
Genta Xheladini tha se edhe këtë vit në Ditën Ndërkombëtare, po përkujtojnë viktimat në trafikun rrugor, me qëllim të mbështetjes së familjarëve të viktimave.
“E diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave te Trafikut Rrugor. Të cilat aktivitete këtë vit shënohen nën moton ‘Jeta nuk është pjesë e një automjeti’, e cila lidhet me shtyllën e 3 të Dekadës Globale të Veprimit. Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit këto aktivitete koordinohen nga Kolegji Tempulli dhe AMRKS, te cilat njëkohësisht janë edhe anëtare. Ndërkaq natyrisht se përkrahen nga institucionet të cilat janë pjesë e forumit Kosovar për Siguri në Rrugë. Si Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, OSBE dhe anëtarë të tjerë, organizata vendore dhe ndërkombëtare, aiç është UNHCR dhe organizata të tjera”, tha ajo.
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi tha se gjatë këtij viti kanë qenë 97 viktima te trafikut.
“Numri i viktimave këtë vit edhe pse mund të themi që kemi një rënie krahasuar me vitin e kaluar. Mirëpo ajo shifër këtë vit kemi 10 më pak, pra janë 97 persona, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 107. Mirëpo ne po punojmë bashkërisht me institucionet qoftë me Ministrinë e Infrastrukturës, me institucione të tjera, me kolegjin Tempulli, AMKRS, shoqatën e sigurimeve, kompani dhe te gjithë ata akterë tjerë që kanë të bëjnë me fushën e trafikut rrugor me qëllim që trendi i aksidenteve të shkojë gjithherë në rënie”, tha ai.
Marrë parasysh numrin e madh te viktimave të trafikut, Rexhepi tha se ka aktivitete të ndryshme edhe të institucioneve në parandalimin e këtyre rasteve.
Ndryshe, kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet në trafikun rrugor në mbarë botën dhe ka për qëllim mbështetjen ndaj familjarëve të viktimave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë