LAJMI I FUNDIT:

Hillary Clinton në mbrojtje të Meghan Markle për trajtimin që i është bërë nga tabloidet britanike

Hillary Clinton në mbrojtje të Meghan Markle për trajtimin që i është bërë nga tabloidet britanike
Hillary Clinton dhe Meghan Markle (Foto: LOU ROCCO/ABC VIA GETTY IMAGES; TIM ROOKE/POOL/SAMIR HUSSEIN/WIREIMAGE)

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i doli në mbrojtje dukeshës së Sussex-it, për trajtimin e saj nga mediat britanike.

Në një intervistë të botuar në gazetën amerikane “The Sunday Times”, ish-zonja e parë, 71 vjeçe dhe vajza e saj Chelsea Klinton u pyetën për vendimin e Meghan dhe burrit të saj, Princ Harry për të ndërmarrë veprime ligjore kundër mediave britanike.

“Dua të them se mënyra si ajo është trajtuar është e pashpjegueshme”, tha ish- sekretarja e shtetit. “Nëse shpjegimi është se ajo është birakiale, atëherë turp për të gjithë”, shtoi ajo, duke theksuar se personalisht besonte se raca e Dukeshës së Sussex-it është “sigurisht pjesë e saj”.


Princ Harry dhe Dukesha e Sussex-it (Foto: JAMES WHATLING/MEGA)

“Ajo me krenari pati një karrierë të parë dhe ka një zë që ajo fatmirësisht vazhdon ta përdorë”, vazhdon më tej Chelsea Klinton.

Meghan Markle padit "Daily Mail" për publikimin e letrës intime që ajo ia dërgoi babait të saj
Lexo po ashtu Meghan Markle padit "Daily Mail" për publikimin e letrës intime që ajo ia dërgoi babait të saj

Chelsea shtoi, “Unë nuk e njoh atë, por si dikush që e respekton atë, unë jam aq mirënjohëse që ajo vazhdon, dhe nuk është e padrejtë dhe po bën punë që ndjehet e thirrur të bëjë. Dhe nuk është e gatshme të ngacmohet”.

“Megjithëse ky veprim mund të mos jetë i sigurt, ai është i duhuri. Sepse frika ime më e thellë është historia që përsëritet vetë. Unë kam parë se çfarë ndodh kur dikush që unë dua komodizohet deri në atë pikë sa ata nuk trajtohen më ose shihen si një person i vërtetë”, tha Harry në deklaratën e tij më 1 tetor, duke evokuar kujtesën e nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana.

Hillary Clinton dhe Meghan Markle (Foto: LOU ROCCO/ABC VIA GETTY IMAGES; TIM ROOKE/POOL/SAMIR HUSSEIN/WIREIMAGE)

“Kam humbur nënën time dhe tani shoh që gruaja ime po bjerë viktimë e forcave të njëjta të fuqishme”, vazhdoi ai. “Ne falënderojmë publikun për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Është vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Edhe pse mund të mos duket si kjo, ne me të vërtetë kemi nevojë për të gjithë ju”.   /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Kalo në kategori