Volvo CX40 që mbushet me rrymë, një nga makinat më të sigurta ndonjëherë
Kjo është njëherësh, makina e parë elektrike nga Volvo dhe prezantohet gjatë muajit të ardhshëm
Sikur të gjithë prodhuesit edhe Volvo po punon në makina që mbushen me rrymë, ndërsa planifikon t’i elektrifikojë të gjitha modelet e këtij viti dhe të lansojë pesë makina të reja elektrike deri më 2021, transmeton Telegrafi.
Deri në vitin 2025, Volvo planifikon që gjysma e makinave që shiten, të kenë mundësi të mbushen me rrymë. Makina e parë elektrike nga Volvo, është CX40 që lansohet në fund të vitit, ndërsa tani është bërë e ditur se do të prezantohet gjatë muajit që vjen.
Prodhuesi suedez e ka shfrytëzuar mungesën e motorit me djegie të brendshme, që të punojë për t’ia rritur sigurinë, ndërsa thuhet të jetë një ndër makinat më të sigurta ndonjëherë, që janë shitur në treg.
Inxhinierët kanë punuar në hapësirën e përparme, për ta bërë sa më të sigurt për udhëtarët në rast të ndonjë aksidenti, duke ndryshuar strukturën dhe vendosjen e baterive. Tërë pjesa e përparme është më e zgjeruar, duke e mbajtur kabinën e brendshme, larg ndonjë përplasjeje të mundshme.
Bateria është e mbështjellë me një lloj kafazi prej alumini, për të qenë sa më sigurt dhe është vendosur në pjesën e poshtme, për ta ulur qendrën e gravitetit dhe shmangur mundësinë e rrotullimit të makinës.
Që të jetë edhe më e sigurt, janë vënë shumë kamera, radarë dhe sensor për paralajmërim, ndërsa shoferi do të ndihmohet edhe me sistemin e asistentit.
Më 16 tetor, do ta shohim nga afër këtë Volvo CX40, që pritet të jetë më i lirë se Tesla Model X dhe Jaguar I-Pace. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Rreth 11 miliardë dollarë: Honda vjen me investimin më të madh të automjeteve në Kanada
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë