LAJMI I FUNDIT:

MTI: S’ka asnjë marrëveshje për shërbimet funerale

MTI: S’ka asnjë marrëveshje për shërbimet funerale

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me anë të një sqarimi bën të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje mes BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI lidhur me shërbimet e funeraleve.

Dje, kompanitë funerale akuzuan BIK-un për monopol në kryerjen e shërbimeve të funeraleve, shitjen e arkivoleve dhe dërrasave të ndryshme.

Mirëpo, MTI thotë se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes tyre, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës lidhur me shërbimet e funeraleve.


“Sqarim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) lidhur me raportimet në media, të datës 30.08.2019, për marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe MTI-së për shërbimet funerale.

Përmes këtij sqarimi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e informon publikun së nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI lidhur me shërbimet e funeraleve, siç është raportuar sot në media elektronike.

Shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushë veprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj. Andaj ky mund të jetë ndonjë gabim teknik nga ana e mediave raportuese sa i përket përfshirjes së MTI-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori