LAJMI I FUNDIT:

Princ Wiedi para objektivit të Petro Dhimitrit

Princ Wiedi para objektivit të Petro Dhimitrit

Përpara portës së madhe që të fton të hysh në vilën mbretërore, nga ku shtrihet i qetë deti, Princ Wiedi, i shoqëruar nga bashkëshortja princesha Sofi dhe anëtarë të tjerë të oborrit, pozon para aparatit të Petro Dhimitrit. Ai ishte fotografi që shoqëroi Wiedin që nga momenti i ardhjes së tij në Shqipëri e deri në largim (7.03-3.09.1914). Fotoja është realizuar në vitin 1914.

Më 21 shkurt 1914, në një banket të madh, shoqëruar nga muzikë dhome me pjesë të Vagnerit e Çajkovskit, u bë celebrimi i pranimit të fronit shqiptar nga ana e Princ Wiedit. Një orë më parë, një delegacion prej 18 shqiptarësh, të cilët përfaqësonin zona të ndryshme të Shqipërisë, kishin ardhur për t’i vënë Princit kurorën e vendit të tyre. Wiedi e pranoi dhe u bë praktikisht Mbreti i Shqipërisë. Pas 180 ditësh, çdo gjë do të mbaronte.