Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë është shpallur jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjykata ka vendosur në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën kontestohet jo kushtetues Ligji për Delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Njohësi i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një vendim i drejtë, vendim i saktë që burimin e ka në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ai thotë se formimi i këtij Ekipi negociator ka degraduar edhe vetë Kushtetutën dhe ka dalë jashtë kornizave kushtetuese.
“Veprimtaria dhe ligji me të cilin është bërë ky Ekip negociator ka degraduar edhe vetë Kushtetutën. Kka dalë jashtë kornizave kushtetuese dhe si i tillë më të drejtë është shpallur inekzistentë, kundërkushtetues dhe i padrejtë. Ky është një shembull eklatant që tregon se konstruksionet e ndryshme dhe manipulimet dhe zgjidhjet nuk ka qenë në nivelin e duhur sepse vendimet që janë marrë në këtë rast dhe kombinatorikat që janë marrë hera-herës nga subjektet e ndryshme politike për të marrë pushtet kanë qenë të tilla që nuk kanë qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe etikës qeverisëse dhe të moralit qeverisës”, thotë ai për Ekonomia Online.
Ai thotë se i gjithë ky proces është kompetencë e ekzekutivit, më konkretisht i Qeverisë dhe nuk duhet t’i delegohet dikujt tjetër.
Baraliu thotë se ky ishte një vendim për t’ia deleguar dikujt tjetër kompetencat në dialogun me Serbinë, ishte vendim i gabuar dhe me pasoja të pariparueshme dhe katastrofale.
“Ne kemi pasur fërkime të mëdha dhe mospajtime të mëdha që nga fillimi në mes të pushteteve dhe Presidencës sa i përket faktit dhe aktit se kush duhet të prezantoj në Bruksel Kosovën në fazën përfundimtare të dialogut. Gabimi më i madh që ka treguar shmangien nga obligimet kushtetuese dhe një naivitet ndoshta i paqëllim, por që ka prodhuar pasoja katastrofale dhe të pariparueshme është deklarimi dhe veprimi i ekzekutivit, në këtë rast i kryeministrit Haradinaj, i cili fillimisht kompetencat e tij kushtetuese, obligimet e tij kushtetuese për sa i përket përfaqësimit të shtetit në dialog dhe në marrëveshje ndërkombëtare me faktorët tjerë ndërkombëtar ia bartë Presidentit, si duket pa i ditur pasojat dhe qëllimet mbase dhe rrjedhat se çka do të ndodh pastaj me atë bartje kompetencash tek Presidenti i vendit”, thotë ai.
Baraliu porosit koalicionin qeverisës se duhet të vetëdijesohet për veprimet që ka bërë dhe të bëjë përpjekje serioze që në rend të parë t;i ketë interesat shtetërore dhe ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova