LAJMI I FUNDIT:

Drogba, Mkhitaryan, tifozi i veçantë, finalja multinacionale dhe atmosfera e tmerrshme – gjërat që mund t’ju kenë ikur nga finalja e Ligës së Evropës

Drogba, Mkhitaryan, tifozi i veçantë, finalja multinacionale dhe atmosfera e tmerrshme – gjërat që mund t’ju kenë ikur nga finalja e Ligës së Evropës

Chelsea shkatërroi Arsenalin në finalen e Ligës së Evropës duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1 në një ndeshje e cila nuk i ngjasonte një finaleje. 

Finalja e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit ka qenë njëra nga më pak interesantet e zhvilluara ndonjëherë, kjo për shkak të largësisë dhe pranisë së vogël të shikuesve.


Të gjitha lajmet rreth Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Evropës

Mediumi i njohur britanik Daily Mail i ka jep një përmbledhje kësaj finale, ku ka folur për gjërat që mund t’ju kenë ikur nga kjo ndeshje.

Didier Drogba regjistroi një video motivuese, futbollistë nga 15 kombësi luajtën në këtë finale, Henrikh Mkhitaryan vlerësoi mbështetjen e tifozëve të Arsenalit dhe atmosfera e tmerrshme në stadium, ishin disa nga gjërat për t’u treguar.

Fjalimi motivues i Drogbas

Sulmuesi legjendar i Chelseat kishte veshur fanellën e klubit londinez dhe filmoi veten në një video motivuese për lojtarët para finale.

“Hajde djema, ju e dini si duhet të luani, fitoni, silleni kupën në shtëpi. Përpara Blutë! Unë tashmë kam veshur fanellën dhe jam gati për të festuar”, ka thënë Drogba.

Mkhitaryan dhuron dashuri për tifozët

Vendimi për të mos luajtur në finalen e Ligës së Evropës në Baku për shkaqe politike ka shkaktuar shumë kritika.

Megjithatë, tifozët që udhëtuan drejt Azerbajxhanit i jepen mbështetje dhe dashuri mesfushorit armen duke kënduar dhe bartur fanellat e tij.

Kjo që i pëlqeu shumë yllit te Arsenalit, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Shumë dashuri për fansat e Arsenalit”.

Përkrahje lojtarët dhe legjendat nga tribunat

Rob Holding, i cili është ende duke u rikuperuar nga lëndimi e mbështeti skuadrën së bashku me të dashurën nga tribunat.

Në përkrahje të klubit të tyre ishin edhe legjendat e Chelsea, Tore Andre Flo, Eddie Newton, Michael Essien dhe Paulo Ferreira.

Tifozi i veçantë

Në finalen e madhe të Ligës së Evropës kishte edhe një tifozë të veçantë. Ai u pa rrugëve të Bakut me një fanellë të përgjysmuar, gjysmë të Arsenalit dhe gjysmë të Chelseat.

Finalja multinacionale

Finalja mes dy klubeve londineze barazoi rekordin e një kupë të madhe evropiane pasi luajtën 15 futbollistë të kombeve të ndryshme në formacionet titullare.

Finalet e Ligës së Evropës së vitit 2010 në mes të Atletico Madridit dhe Fulhamit dhe ajo në mes të Manchester Unitedit në vitin 2017 mbajtën më parë këtë rekord.

Në anën tjetër, Chelsea ishte ekipi i parë që nga viti 2010 (Inter-Bayern) që filloi një finale evropiane pa asnjë lojtar vendas.

Atmosfera e tmerrshme  

Atmosfera e ndeshjes finale ishte shumë e zymtë në Baku.

Tifozët që kishin udhëtuar u përpoqën të brohoritnin, por distanca nga fusha e lojës dhe vendet e pa-shitura komplotuan atmosferën e zymtë.

Pas kësaj atmosfere, tifozët shpërthyen me komentet e tyre në rrjetet sociale duke e krahasuar me plehra dhe një tjetër e krahasoi atë me një lojë të Kupës së Ligës në mesjavë.

Arritja e madhe e Giroudit

Sulmuesi francez ka qenë shpeshherë i kritikuar për formën e tij, por ai në finalen ndaj ish-skuadrës së tij arriti golin e 200-të në karrierë.

Pas fitimit të Kupës së Botës, ai fitoi Ligën e Evropës, ndërsa zgjidhet si golashënuesi më i mirë i kësaj gare me 11 gola të shënuara në 14 ndeshje.

Giroud bëhet lojtari i parë i një skuadre angleze që shënon 11 gola në një garë evropiane, që nga koha e Alen Shearer me Newcaslte Unitedi në sezonin 2004-05.

Arsenali në një nivel me Middlesbrough  

Topçinjtë u shkatërruan në pjesën e dytë nga skuadra e Maurizio Sarrit duke thyer rekord negativ.

Klubi nga Londra e Veriut u bë skuadra e parë që pranon katër gola në një finale të Ligës së Evropës, pas Middlesbrough që humbi 4-0 nga Sevilla më 2006.

“Përpjekja e dështuar” e Zappacostas

Mbrojtësi i Chelseat pati një nga përpjekjet më të këqija të pirjes së ujit që do ta shihni ndonjëherë, ku italiani shtrydhi shishen e ujit dhe uji fluturoi mbi kokën e tij.

Për të qenë i drejtë ndaj Zappacosta, ai e zbuti këtë përpjeke duke e përmirësuar gabimin e tij më vonë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori