LAJMI I FUNDIT:

Policia: Aksioni në veri nuk ka të bëjë me vrasjen e Zymberit e Ivanoviqit, të arrestuar disa policë dhe qytetarë

Policia: Aksioni në veri nuk ka të bëjë me vrasjen e Zymberit e Ivanoviqit, të arrestuar disa policë dhe qytetarë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka demantuar mediat serbe se operacioni policor i ndërmarrë në veri lidhet me vrasjen e policit, Enver Zymer dhe ish-politikanit Oliver Ivanoviq. 

Policia njofton se këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara , transmeton Telegrafi.


Ky operacion policor është ende në vazhdim e sipër, si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës një zyrtar policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, përderisa deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Mësohet identiteti i policit të plagosur gjatë aksionit në veri
Lexo po ashtu Mësohet identiteti i policit të plagosur gjatë aksionit në veri

Institucionet kompetente do të vazhdojnë t’iu mbajnë të informuar edhe përmes konferencës së planifikuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Përmes kësaj shkrese zyrtare dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë dhe mediat se operacioni policor i cili po realizohet sot në rajonin e Mitrovicës Veri dhe Mitrovicës Jugu, nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Heroit Enver Zymeri dhe ish politikanit  z. Oliver Ivanoviç, siç potencohet në disa media serbe dhe lokale.

Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e poshtëshënuar, këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara .

Ky operacion policor është ende në vazhdim e sipër, si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës një zyrtar policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, përderisa deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Institucionet kompetente do të vazhdojnë t’iu mbajnë të informuar edhe përmes konferencës së planifikuar.

Ftojmë të gjitha mediat që t’iu përmbahen informacioneve zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori