LAJMI I FUNDIT:

E rrallë, por mahnitëse – Një ekip futbolli me studentë të Universitetit do të luajë në Ligën e Evropës

E rrallë, por mahnitëse – Një ekip futbolli me studentë të Universitetit do të luajë në Ligën e Evropës

Triumfi në Ligën Premier i Leicester City në sezonin 2015/16 mund të jetë një nga arritjet më të mëdha sportive të këtij shekulli. 

Por një histori e mrekullueshme vjen nga Uellsi që e rrëzon fitoren e Leicesterit.


Kjo për shkak se në Uells, Cardiff Met University FC u kualifikua për në Ligën e Evropës për në sezonin e ardhshëm, pas një fitoreje të shkëlqyeshme duke fituar me penallti ndaj Bala Town.

Skuadra e South Wales, ka në skuadrën e tyre studentë që ndjekin doktoraturë dhe master në lëndë të ndryshme si psikologjia e sportit, stërvitja sportive, analiza e performancës dhe gjëra të ngjashme në lidhje me sportin.

Ata kishin humbur dy finalet e fundit të play-off ,para se të arrinin ta fitonin këtë të fundit.

Cardiff Metropolitan  e kishin siguruar play-offin vetëm në fund.

Pasi fillimisht u desh të luanin me Caernarfon Town në gjysmëfinale, ku ishte më të mirë dhe vërtet e treta me fat për Cardiffin, ishte finalja.

Në finale ishin me Bala Town dhe pas barazimit, në kohën e rregullt 1-1, në penallti portieri Will Fuller, mbrojti tri prej tyre.

Eliot Evans e shndërroi penalltinë e fundit fituese, duke e kthyer në festë të gjithë ngjarjen.

Edhe pse klubi do të duhet të kalojnë nëpër një seri të play-off me raunde, ku mund të përballet edhe me klube shqiptare, ajo që arritën disa stundentë është e mahnitshme.

Mëe kalojnë disa ture mund të luajnë edhe me Manchester Unitedin, që është në këtë garë.

Por sukseset e këtij Universitet nuk mbyllen me kaq.

Ekipi i femrave do të luajë në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Për Unviersitetin e Cardiffit pritet një verë evropiane.  /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori