LAJMI I FUNDIT:

Barcelonës i duhen 265 milionë euro – kërkon t’i fitojë nga shitjet, dhjetë lojtarë me valixhe në duar

Barcelonës i duhen 265 milionë euro – kërkon t’i fitojë nga shitjet, dhjetë lojtarë me valixhe në duar

Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Antoine Griezmann janë lojtarët që do të luajnë te Barcelona sezonin ardhshëm, por duhen 265 milionë euro. 

Blaugranat po kërkojnë edhe mbrojtës të majtë rezervë për Jordi Alban dhe nj zëvendësim për Jasper Cillessenin nëse largohet.


De Jong ka kushtuar 75 milionë euro, ndërsa De Ligt mund të kushtojë 70 milionë, kurse Griezmann mund të vijë nëse paguhen 120 milionë euro te Atletico Madridi, që është edhe klauzola e tij.

Parat pritet të vijnë nga shitjet, kur 10 lojtarë janë në treg.

Philippe Coutinho

Barcelona e bleu në janar të vitit të shkuar, por ardhja e Griezmann, mund ta vë në treg.

Për të kërkohen 100 milionë euro.

Samuel Umtiti

Francezi me ardhjen e De Ligt, kthehet në mbrojtësin e katërt në klub dhe ai këtë nuk e do.

Çmimi i tij është 40 milionë euro.

Ivan Rakitic

Kroati vetëm ka filluar të plaket dhe Blaugranat po mendojnë ta shesin.

Çmimi i tij është 50 milionë euro.

Jasper Cillessen

Portieri holandez ka mbrojtur pak te Barcelona. Klubi për të kërkon 30 milionë euro.

Malcom

Erdhi për 41 milionë euro, por nuk ka arriti të imponohet te Barcelona.

Kubi do të kërkojë të përfitojë aq sa ka investuar.

Andre Gomes

Aktualisht huazim te Evertoni, portugez kërkohet nga Tottenham Hotspur.

Barcelona pranon për të 20 deri në 25 milionë euro.

Denis Suarez

Huazim te Arsenali në janar, por që nuk arriti të luajë. Nuk dihet sa vlerësohet, por te Barcelona duan ta largojnë.

Marc Cucurella

Barcelona e ka huazuar te Eibar nga ku do edhe ta shes. Për të kërkohen 10 milionë euro.

Nelson Semedo

Portugezi ka mbetur si rezervim te Barcelona. Për të kërkohen 35 milionë euro dhe mund të shitet në verë.

Rafinha

Lëndimet e kanë lënë pas, por ai mbetet një prej më të mirëve në Spanjë në rolin e tij.

Barcelona do të pranonte ta largonte për një çmim të arsyeshëm nëse ka blerës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori