Organizata INPO shpreh shqetësimin e saj lidhur me nismën e komunës së Prishtinës për ndryshimin e tarifave shëndetësore për qytetarët jo rezident dhe kundërshton rritjen e tyre.
Siç njofton INPO Kuvendi komunal i Prishtinës në mbledhjen e katërt të rregullt pritet të shqyrtojë propozim- vendimin për ndryshimin e tarifave shëndetësore për qytetarët jo rezident të komunës së Prishtinës, duke i rritur trefish më shumë të gjitha shërbimet e kujdesit primar shëndetësor.
“Ky vendim bie ndesh me vlerat kushtetuese, Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Shëndetësinë si dhe udhëzimet administrative që rregullojnë çështjen e tarifave dhe ngarkesave për shërbime shëndetësore”, thuhet në deklaratën e INPO.
Sipas INPO-s propozim-vendimit në fjalë nuk i është bashkëngjitur dokumenti përcjellës i cili shpjegon arsyet dhe shkaqet që kanë ndikuar për t’u ndryshuar tarifat e shërbimeve shëndetësore për qytetarët jo rezident të Prishtinës.
“Po ashtu, nuk është prezantuar se cili do të jetë përfitimi i komunës së Prishtinës në rast të ndryshimit të kësaj politike”, thuhet në komunikatë.
INPO vlerëson se ky propozim-vendim bie ndesh me këto ligje dhe udhëzime administrative:
Ligji 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi ndalon veprimet apo mosveprimet diskriminuese të institucioneve shtetërore dhe lokale dhe në veçanti në aspektin e mbrojtjes shëndetësore. Në nenin 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagrafi 1.5, të këtij ligji në mënyrë taksative thuhet se “Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë me: mbrojtjen sociale, përfshirë skemën e ndihmës sociale, sigurimin social dhe mbrojtjen shëndetësore”.
Ligji nr. 04/L-125 për Shëndetësinë përcakton parimet e kujdesit shëndetësor, ndërsa propozim vendimi në fjalë bie ndesh me këto parime, respektivisht me parimin e gjithëpërfshirjes dhe jo diskriminimit. Në nenin 5, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 në mënyrë të qartë proklamon barazi në shërbimet shëndetësore në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore, duke garantuar standarde gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim.
Udhëzimi Administrativ nr.04/2007, për Mbledhjen dhe Shfrytëzimin e Mjeteve nga Bashkëpagesat e Shfrytëzuesve të Shërbimeve Shëndetësore dhe të Hyrave Vetanake të Institucioneve Shëndetësore, ka caktuar tarifat për shërbimet shëndetësore edhe të nivelit primar shëndetësor me qëllim kryesor mos diskriminimin dhe unifikimin e këtyre tarifave në tërë Republikën e Kosovës.
“Organizata INPO u bënë thirrje anëtarëve të kuvendit komunal që të mos votojnë këtë vendim diskriminues dhe të kundërligjshëm dhe të kujdesën që të gjitha aktet komunale që miratojnë të jenë në frymën e ligjit dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e INPO-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje në Skenderaj
Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia në hyrje të Strugës, bomba të kurdisura ekologjike
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City