LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Do të hapim barnatore brenda reparteve të QKUK-së, do të rrisim numrin e infermierëve dhe mjekëve

Ismaili: Do të hapim barnatore brenda reparteve të QKUK-së, do të rrisim numrin e infermierëve dhe mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për punësimet e mjekëve nëpër institucionet shëndetësore si dhe problemet e kamotshme të barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ismaili tha se këtë vit do të fillojnë me specializime të mjekëve në mënyrë që të shtohet mundësia e punësimeve.

“Pra do të fillojnë specializimet e mjekëve të përgjithshme. Po ashtu do të hapim specializimin edhe për mjekësinë familjare për tu bërë specialistë në këtë fushë dhe kështu shtohen gjasat që ata të punësohen”, ka thënë ai.


Ministri tha se për numrin e vogël të punësimeve të mjekëve, problemi ka qenë edhe i buxhetit, mirëpo siç tha ai vitin e kaluar dhe sivjet është rritur mundësia e punësimit të infermierëve dhe mjekëve.

“Është e vërtetë që kemi pasur një numër të vogël të mjekëve të punësuar në institucionet publike, por prapë se prapë nuk është lejuar një buxhet për një kohë të gjatë. Tani kemi filluar ta rrisim atë buxhet. E kemi rritur mundësin e punësimit afro 350 punëtor shëndetësor. Sivjet do të jenë edhe mbi 100 infermier dhe 100 mjek. Kemi kërkuar nga oda e mjekëve edhe nga sindikata që të na jepet lista e atyre që janë të papunë. Të gjithë nuk mund të punësohen në QKUK sepse shpesh ata hezitojnë të shkojnë në zona tjera dhe dëshirojnë që të gjithë të vijnë në Prishtinë dhe kjo nuk është në rregull, pasi edhe e varfëron mundësin që njerëzit të marrin shërbime pranë spitaleve të përgjithshme….”, theksoi Ismaili, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, çështja e barnave ka qenë dhe është problem shumë i madh.

“Këto probleme do t’i evitojmë edhe sivjet. Është dashur një fokusim teje i madh që t’i zvogëlojmë çmimet e barnave. Ne kemi punuar për gjëra të mëdha që kanë efekt afatgjatë. Dalin probleme të vogla si dorëza, maska etj”, u shpreh ai.

Ministri i Shëndetësisë, tregoi po ashtu se brenda disa muajve do të hapen barnatoret nëpër repartet e QKUK-së.

“Kemi filluar një projekt ku do t’i hapim mbi 100 barnatore të vogla brenda reparteve në QKUK, pasi nuk ka pasur barnatore e cila do ta ketë qasjen e kufizuar, kamerën, kompjuterin brenda. Po ndodh edhe kjo që në një klinikë ka doreza e tjetra jo, kjo për shkak të mos shpërndarjes të mirë. Gjatë dy apo tre muajve të ardhshëm ne do t’i lëshojmë të 100 barnatoret dhe kështu e krijojmë një sistem elektronik në krejt QKUK”, ka thënë ndër të tjera ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori