LAJMI I FUNDIT:

BGF, GAP, GLPS, INDEP: NKEC garanton miliarda euro përfitime investitorit të termocentralit ‘Kosova e Re’ (Dokument)

BGF, GAP, GLPS, INDEP: NKEC garanton miliarda euro përfitime investitorit të termocentralit ‘Kosova e Re’ (Dokument)

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë ngritur shqetësimet e tyre të vazhdueshme mbi kontratën miliardëshe të termocentralit “Kosova e Re”, e cila veçse po jetësohet me ndihmën e kompanisë publike NKEC.

Qeveria e Kosovës ka themeluar kompaninë publike Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) e cila do të shërbejë si ndërmjetësuese në mes të Contour Global, si investitor privat dhe tregut të energjisë në Kosovë.


“Termocentrali ‘Kosova e Re’ ka një çmim të garantuar prej 80 euro/MWh dhe NKEC detyrohet të blejë 100 përqind të kapacitetit të termocentralit ‘Kosova e Re’ i cili pritet të prodhojë afërsisht 3,370,000 MWh në vit edhe nëse tregu nuk e kërkon. Kur i shumëzojmë 3,370,000 MWh në vit me çmimin e garantuar prej 80 euro/MWh del që qytetarët e Kosovës do të duhet t’ia paguajnë Contour Global rreth 270 milionë euro në vit apo 5.4 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme pas ndërtimit të termocentralit. Financimi i ndërtimit të termocentralit parashihet të bëhet me një strukturë financiare ku 70 për qind e kostos pritet të mbulohet nga financimi përmes kredisë dhe 30 përqind nga investimi përmes kompanisë private Contour Global. Me një strukturë të tillë të financimit, 910 milionë euro do të financohen përmes kredisë si dhe 390 milionë do të financohen përmes investimit privat. Contour Global parashihet që vetëm brenda një viti t’i arkëtojë 270 milionë euro apo 69 përqind të investimit të tyre privat”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.

BGF dhe INDEP kërkojnë tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali.

“Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut. Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik

GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik

GiFi
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+

Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+

GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex

If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex

Cinestar
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori