Sot (2 prill) është Dita Botërore e Autizmit, e cila u kushtohet të gjithë personave me këtë çrregullim.
Çfarë është autizmi?
Spektri i çrregullimit të autizmit (ASD) është një term i gjerë që përdoret për të përshkruar një grup të çrregullimeve neuro-zhvillimore.
Këto çrregullime karakterizohen me probleme me komunikim dhe ndërveprim shoqëror.
Ky çrregullim i prek individët në të gjithë botën, pavarësisht racës, kulturës apo prapavijës ekonomike.
Megjithatë, sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, autizmi bën dallime gjinore, ku është më i shpeshtë te djemtë sesa te vajzat, me një proporcion prej 4 me 1.
Sipas qendrës së lartcekur, vetëm në vitin 2014, 1 në 59 fëmijë janë diagnostikuar me autizëm.
Cilat janë simptomat e autizmit?
Simptomat e autizmit zakonisht bëhen të qarta në fëmijërinë e hershme, mes 12 dhe 24 muajve të moshës. Sidoqoftë, simptomat mund të shfaqen edhe më herët ose më vonë.
Simptomat e hershme mund të përfshijnë një vonesë në zhvillimin social ose në gjuhë.
Megjithatë, simptomat e autizmit mund të ndahen në dy kategori: 1) problemet me komunikim dhe ndërveprim shoqëror; 2) aktivitete apo sjellje të përsëritura apo të kufizuara.
Problemet me komunikim dhe ndërveprim shoqëror përfshijnë:
– Probleme me komunikim, duke përfshirë vështirësitë për t’i ndarë emocionet, interesat e përbashkët apo për ta mbajtur të gjallë një bisedë
– Problemet me komunikim joverbal, siç janë vështirësitë për të mbajtur kontakt me sy apo për ta lexuar gjuhën e trupit
– Vështirësitë për të zhvilluar apo mbajtur lidhje
Problemet me sjellje apo aktivitete të përsëritura/kufizuara përfshijnë:
– Lëvizje apo fjalë të përsëritshme
– Interesa apo preokupime të fiksuara
Çfarë e shkakton autizmin?
Shkaktari i saktë i autizmit nuk dihet. Hulumtimet e tanishme thonë se nuk ka shkaktar të vetëm.
Disa prej faktorëve të dyshuar të rrezikut për autizëm përfshijnë:
– Të pasurit një anëtar familjar me autizëm
– Mutacionet gjenetike
– Çrregullime tjera gjenetike
– Të pasurit prind shumë të vjetër
– Pesha e ulët gjatë lindjes
– Mosbalancimet metabolike
– Ekspozimi në metale të rënda apo toksina ambientale
– Historia me infeksione virale, etj.
Çfarë teste kryhen për ta diagnostikuar autizmin?
Diagnostikimi i autizmit përfshinë disa incizime të ndryshme, teste gjenetike dhe vlerësime tjera.
Si trajtohet autizmi?
Nuk ka ndonjë ilaç që e shëron autizmin, por ka terapi dhe tretmane tjera të cilat i ndihmojnë njerëz të ndihen më të mirë ose t’ua lehtësojnë simptomat.
Disa prej terapive janë:
– Terapia me loja
– Terapia fizike
– Terapia me komunikim, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë