Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht ndër banorët myslimanë të fshatrave të Shqipërisë së Mesme, ndodhte, ndonëse fare rrallë, që në të aguar anëtarët e ndonjë familjeje të shikonin para portës së shtëpisë një tabut. Kjo pamje ishte shokuese.
Tabuti ishte një vig i thjeshtë prej dërrase që shërbente për të transportuar kufomën e të vdekurit nga banesa e tij në varreza dhe pas varrimit tabuti qëndronte në varrezë në pritje të kufomës së radhës.
Para portës së shtëpisë tabuti kishte hije shumë të rëndë dhe simbolikisht përcillte këto ultimatume:
1. Njëri ose disa burra të familjes kishin kryer veprime ose sjellje që kishin dëmtuar rëndë interesat dhe sidomos integritetin moral të personit ose personave që në terrin e natës kishin çuar tabutin nga varrezat, para portës së asaj shtëpie.
Nëse keqbërësit ose të paragjykuarit si keqbërës nuk hiqnin dorë nga veprimtaria kriminale ose nuk vërtetonin bindshëm se nuk kishin kryer krime për të cilat dyshoheshin, tabuti funksiononte si paralajmërim se të përfshirët në veprimtari kriminale ose ata që e neglizhonin alibinë, do të përcilleshin me të në varreza.
2. Sado të ishte kryer në fshehtësi veprimtaria kriminale e njërit ose e disa meshkujve të shtëpisë, me tabut para portës ishte identifikuar. Meshkujt keqbërës ose duhej të gjenin rrugën dhe ndërmjetësit e përshtatshëm për t’i kërkuar të falur sjellësve të tabutit, ose sjellësit e tabutit do t’i përcillnin ata për në botën tjetër.
3. Një tabut i tillë simbolikisht përfaqësonte një ultimatum për t’u shpërngulur familja nga fshati dhe përgjithësisht nga krahina. Nëse familja me tabut para portës nuk merrte rrugën e gjatë, përgjithësisht traumatike të migrimit ose emigrimit, një ose disa burra të saj do të detyroheshin prej burrave që kishin vendosur tabutin para portës të bënin në tabut rrugën më të shkurtër që i çonte drejt varrit.
Në vitet e regjimit socialist totalitar, të burgosur të veçantë, sidomos në fazën e hetimit intensive për veprimtari politike antikomuniste, i kanë detyruar të shtrihen në arkivol.
Një veprim i tillë funksiononte si trysni psikologjike e skajshme, që i burgosuri të “zgjidhte” gjuhën, të fliste në detaje për sjelljet e veprimet e tij, madje të hidhte mbi vete edhe krime që nuk i kishte kryer, mjafton që hetuesve t’u interesonin pohime për to. Në këto rrethana arkivoli funksiononte si kërcënim makabër: nëse i burgosuri mbyllte gojën, ai do të mbyllej në arkivol, përgjithmonë. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
“Luledielli” i Vincent van Goghut
IDIOTI
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025