LAJMI I FUNDIT:

Mosdekretimi i Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, Meta: Po verifikohet integriteti

Mosdekretimi i Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, Meta: Po verifikohet integriteti

Hezitimi për të konfirmuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për ministra në kabinetin e tij, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka justifikuar me faktin se janë emra të rinj dhe figura të reja, për të cilët po bëhet detyra normale e verifikimit të integritetit të tyre, ndryshe nga emrat që vijnë nga politika apo Kuvendi, që si përfaqësues kanë kaluar disa filtra në të kaluarën.

Gent Cakaj nga Kosova, emërohet Ministër i Jashtëm i Shqipërisë
Lexo po ashtu Gent Cakaj nga Kosova, emërohet Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

“Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën sa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues”, ka thënë Meta.

Ai nga Kavaja, ka dhënë sqarimet për mosdekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e po ashtu edhe zëvendësuesin e tij, duke e parë këtë lëvizje si ridimensionim të rolit të Presidentit të Republikës.


Sa i përket figurës së propozuar për ministër të Jashtëm, që në bazë të Kushtetutës si ministër duhet të mishërojë cilësitë e deputetit.

“Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigjja e institucioneve të cilave ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike me transparencë maksimale”, ka thënë Presidenti Ilir Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori