LAJMI I FUNDIT:

“Mos mi prek patatinat”, adoleshenti qëllon me armë kushëririn

“Mos mi prek patatinat”, adoleshenti qëllon me armë kushëririn

Një adoleshent në Karolinën e Jugut ka qëlluar me armë kushëririn e tij për një patatinë.

Ngjarja ndodhi, pasi adoleshenti paralajmëroi kushëririn e tij që të mos ia hante patatinat Lays.


Autori Ryan Dean Langdale, 19 vjeç, njoftoi policinë për një plagosje aksidentale në shtëpinë e tij.

I dyshuari u tha autoriteteve se kushëriri i tij 17-vjeç u vetëplagos aksidentalisht teksa po pastronte pushkën e gjuetisë. Por dëshmitë e tij nuk përputheshin me provat.

Një javë më vonë kur kushëriri i Langdale u zgjua nga koma, informoi autoritetet se kushëriri i tij e qëlloi atë gjatë një debati për patatet Lays.

“Më bërtiti që të mos i prekja patatet Lays në të kundërt do të më qëllonte dhe ashtu bëri”, tha 17-vjeçari.

Langdale është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. /oranews/