LAJMI I FUNDIT:

Mitchell: SHBA pret zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës

Mitchell: SHBA pret zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Mitchell ka shprehur pritshmërinë se procesi i dialogut do të sjellë zgjidhje të shpejtë politike.

Mitchell i ka thënë kryeministres serbe se SHBA-ja së bashku me partnerët evropianë janë të hapur të shqyrtojnë propozimin e zgjidhjes në të cilën do të arrijnë Prishtina dhe Beogradi, thuhet në njoftimin e Qeverisë Serbe.


Mitchell ka takuar ditë më parë në Nju Jork edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentit është thënë se “në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas komunikatës, Mitchell, është thënë të ketë siguruar presidentin e Kosovës se “SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithëmbarshme për Kosovën”./Alsat M/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori