LAJMI I FUNDIT:

Adelina Berisha demanton lidhjen e përfolur me djalin e deputetit shqiptar Lefter Koka

Adelina Berisha demanton lidhjen e përfolur me djalin e deputetit shqiptar Lefter Koka
Adelina Berisha (Foto: Instagram/AdelinnaBerisha)

Është përfolur gjatë ditës së shtunë për një lidhje të mundshme mes këngëtares Adelina Berisha dhe djalit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Koka, Arbër Koka.

Mirëpo, lajmi për ‘lidhjen’ e tyre të aluduar del të jetë krejtësisht i pavërtetë.


I just do not care about talking ..

A post shared by Adelina Berisha (@adelinnaberisha) on Aug 4, 2018 at 2:18pm PDT

E kontaktuar nga Telegrafi, vet këngëtarja Adelina Berisha e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka një lidhje me djalin në fjalë.

“Nuk është aspak e vërtetë… Nuk bëhet assesi fjalë për lidhje”, tha Adelina për Telegrafin.

Lajmet për Adelina Berishën
Lexo po ashtu Lajmet për Adelina Berishën

Këngëtarja, e cila së fundmi u gjend në Tiranë për xhirimet e klipit të saj më të ri, tha se u ndje e befasuar kur pa një lajm të tillë, teksa thotë se mediat ndërhynë së tepërmi në jetën e saj.

Comingsoon💥

A post shared by Adelina Berisha (@adelinnaberisha) on Jul 25, 2018 at 12:39pm PDT

“U befasova nga një lajm i tillë. Mendoj se kanë hyrë më shumë se ç’duhet në privatësinë time”, u shpreh tutje ajo.

Përsa i përket muzikës, ajo tregoi për Telegrafin se ka përfunduar punimet për një projekt të ri që do të vijë së shpejti.

“Këto ditë vjen kënga ime e re, e cila do të jetë verore dhe do ta lansoj së shpejti”, tregoi Adelina. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori