LAJMI I FUNDIT:

Drenusha Latifi bëhet nënë për herë të dytë

Drenusha Latifi bëhet nënë për herë të dytë
Foto: Drenusha Latifi/Instagram

Ish-Miss Kosova, njëherësh edhe këngëtarja e njohur Drenusha Latifi, është bërë sot (e premte) nënë për herë të dytë.

Latifi solli në jetë një djalë, i cili gëzon shëndet të plotë.

Drenusha Latifi dhe bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh (Foto: Instagram)

Ajo lindi gjatë ditës së sotme në një nga spitalet private në Helsinborg të Suedisë.


Lajmin për ardhjen në jetë të djalit, e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Kardesh publikoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram në të cilën shfaqte fëmijën e tyre të porsaardhur në jetë.

Bashkëshorti i këngëtares Latifi publikon portretin e parë të djalit të tyre të porsaardhur në jetë (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë, nuk zbulojmë fytyrën e foshnjës, Foto: Atilla Kardesh/Facebook)

“Mirëpritur”, shkruan ai në mbishkrimin e videos, teksa pranon urime të shumta nga ndjekësit e tij.

Çifti Drenusha dhe Atilla bashkëjetojnë prej vitit 2014, dhe kanë së bashku edhe një vajzë më të madhe, të pagëzuar me emrin Ynva. /Telegrafi/

Drenusha Latifi me vajzën e saj të madhe, Ynva (Foto: Drenusha Latifi/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot

Magazina

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori