LAJMI I FUNDIT:

Liderët e partive politike mblidhen sot, temë diskutimi dialogu me Serbinë

Liderët e partive politike mblidhen sot, temë diskutimi dialogu me Serbinë

Liderë  dhe përfaqësues të subjekteve politike sot do të takohen për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Mësohet se kjo tryezë diskutimi me liderët e partive politike do të mbahet rreth orës 17:00 dhe organizohet nga Instituti “Grupi Ballkanik për Politika”, i cili kryesohet nga Naim Rashiti.


Në këtë tryezë pritet të diskutohet për hartimin e një platforme dhe arritjen e një konsensusi lidhur me dialogun me Serbinë.

Po ashtu pritet të diskutohet edhe rreth krijimit të ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së tij në këtë tryezë.

“Po, do të marrim pjesë në këtë tryezë”, ka thënë Krasniqi.

Edhe Shkodran Hoti nga Partia Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë.

Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar edhe përfaqësues të LDK-së, VV, por nuk janë përgjigjur në telefon.  /Telegrafi/

Foto: Arkiv/Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori