LAJMI I FUNDIT:

Oktapodi ‘shëtitet’ i kapur për këmbën e zhytëses, fokusi i shikuesve është krejt diku tjetër (Video)

Oktapodi ‘shëtitet’ i kapur për këmbën e zhytëses, fokusi i shikuesve është krejt diku tjetër (Video)

Janë krijesa që gjejnë mundësinë, që të kalojnë edhe nëpër hapësirat më të ngushta dhe dalin në detin e hapur – por, ky oktapod dallon prej tjerëve, pasi është shumë më dembel.

Me tentakulat e kapura për këmbën  Jess Grubb, gjallesa ka bërë ‘shëtitje’ kudo që ajo zhytej nëpër ujërat e bregdetit në Hawaii, transmeton Telegrafi.


Lëvizjet elegante të 29-vjeçares dhe linjat e përkryera trupore, kanë bërë që shikuesit të mos fokusohen aq shumë te oktapodi.

“Ku është oktapodi, nuk po e shoh ndonjë”, ka komentuar njëri me mahi, ndërsa videoja e realizuar në ujërat e pastra si kristali, ka grumbulluar shumë reagime pozitive. /Telegrafi/